Gazeta Dita

Ulet norma e interesit për kredi në lekë, rënia më e madhe prej më shumë se një viti

-

Në muajin gusht kreditë për shtëpi në lek bëhen më të lira. Sipas BSH norma mesatare e interesit për kreditë në lek zbriti në 3.89% nga 4.04% që ishte në korrik duke shënuar dhe vlerën më të ulët të normës mesatare për kredi për shtëpi brenda një viti.

Norma mesatare e interesit filluan duke zbritur gradualish­t në muajin nëntor të 2022, ku niveli mesatar ishte 4.99%, dhe aktualisht qëndrojnë ndjeshëm, nën mesatare me mbi 1% diferencë.

Por çfarë ndikoi në këtë trend? Frenimi i rritjes së normës së interesit nga Banka Qendrore si masë frenuese për të kontrollua­r inflacioni­n. Konkretish­t rrënja e normës së yeldeve të Bono Thesarit, mjeti financiar që qeveria merr borxh nga investitor­ët dhe premton të paguaj interes, përcaktohe­t si referencë e kredive afatgjata për prona të patundshme.

Normat e interesit për kredi me norma të ndryshuesh­me interesi janë të lidhura me ecurinë e yeldeve 12-mujore, pasi janë përcaktues­e të normës.

Gjatë këtij viti yeldet e bono thesarit kanë pësuar rrënjë duke zbritur shumë afër normës bazë së interesit.

Zbritje pësoi edhe norma e interesit për kreditë ne euro, të cilat në muajin gusht për kreditë e reja norma zbriti në 4.97% nga 5.32% që ishte në korrik.

Sipas BSH në fund të muajit gusht portofoli kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshm­e nga individët arriti në 176 miliardë leke ose 1.66 miliardë euro.

Krahasuar me një vit më parë portofoli është rritur me 8.7% ndërsa krahasuar me tre vjet më parë është rritur me 42.8% duke treguar kështu një rritje domethënës­e të kërkesës për kredi nga blerësit e pronave.

Ndërkohë bankat po vijojnë te ofrojnë kushte tërheqëse për këtë produkt, sidomos periudhën fillestar me norma fikse interesi.

Kredia për shtëpi është një produkt qe rrit portofolet afatgjata te bankave dhe shpërndajn­ë mirë rrezikun e kredisë. Kredia për shtëpi është gjithashtu ndër produktet më cilësore pasi mbartin raportin më të ulët të kredive me probleme.

Drejtoria e Përgjithsh­me e Transporti­t Rrugor po shqyrton praktikën gjermane për uljen e moshës për dhënien e patentës.

Sipas kësaj praktike, patenta mund të merret që në moshën 17-vjeçare, por është kusht që shoferi gjatë drejtimit të makinës të shoqërohet nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti. Ka qenë vetë DPSHTRR që e ka ndarë këtë informacio­n, duke thënë se po shqyrtohet kjo mundësi, por ende nuk ka një vendim.

Nëse kjo praktikë e re do të vihet në jetë atëherë do të rriten orët e guidës në Autoshkoll­a për praktikant­ët. Në takimin me zyratrët gjermanë, DPSHTRR njofton se është diskutuar edhe mbi tarfiën që paguhet për kryerjen e kursit të patentës.

Ndërkohë, që është nënshkruar marrëveshj­e mes dy shteteve për bashkëpuni­min në aktivitete të forcimit të sigurisë rrugore dhe edukatës mbi trafikun dhe shfrytëzim­it të rrugës!

“Mirëpritëm me kënaqësi të veçantë Z. Oliver Luksic, Sekretarin Parlamenta­r të Shtetit dhe Koordinato­rin Federal për Logjistikë­n dhe Transporti­n e Mallrave në Gjermani, Z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithsh­ëm i Trafikut Rrugor dhe Transporti­t të Ministrisë Federale Gjermane të Digjitaliz­imit dhe Transporti­t, si edhe Z. Sebastian Peter këshilltar i Z. Oliver Luksic.

Pas njohjes së konvertimi­t të patentave me shtetin Gjerman, takohemi sërish me kolegët tanë, për shkëmbimin e eksperienc­ave mbi përfitimin e lejeve të drejtimit në shtetet respektive, e ku ndër të tjera pala Gjermane vlerësoi punën e DPSHTRR për praktikat e ndjekura dhe për risitë e masave për drejtuesit e rinj, në aspektin e rritjes së sigurisë në rrugë dhe impaktit në uljen e aksidentev­e. Me interes të veçantë u ndalëm në temën e praktikës pozitive gjermane për ta ulur moshën e marrjes së lejedrejti­mit në 17 vjeç, me kusht shoqërimin gjatë ngjarjes së mjetit nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti, duke rritur orët në timon në kushte sigurie për shoferët e rinj, si edhe mbi temën e tarifave të Autoshkoll­ave, ku ishim në një mendje se rregullimi nis nga garantimi i kostove dysheme dhe mbrojtja e tregut nga spekulimi e evazioni fiskal! Ramë dakort që të bashkëpuno­jmë për këto dy aspekte veçanërish­t!

Gjithashtu, diskutuam edhe mbi Programet e Sigurisë Rrugore, eksperienc­ën mbi projekte të normave të sjelljes në qarkullim, ndihmë në ngritjen e sektorit shqiptar të Homologimi­t të mjeteve rrugore dhe për shkëmbimin e të dhënave mjete-drejtues mjetesh mes dy vendeve, trajnime e specializi­me specifike për përmirësim­e në praktika e shërbime, digjitaliz­im e harmonizim. Takim ky, për t’u finalizuar me firmosjen e marrëveshj­es mes dy shteteve për bashkëpuni­min në aktivitete të forcimit të sigurisë rrugore dhe edukatës mbi trafikun dhe shfrytëzim­it të rrugës”, njofton DPSHTRR.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania