Gazeta Dita

Roli i Kalciumit dhe Vitaminës D

-

Një dietë e ekuilibrua­r që përfshin marrjen e duhur të sasisë së kalciumit, vitaminës D, proteinave dhe lëndëve ushqyese të tjera të rëndësishm­e për kockat, është thelbësore për shëndetin e kockave.

Kalciumi është një element thelbësor i indeve kockore: skeleti ynë përmban rreth 99 % të kalciumit të pranishëm në të gjithë organizmin. Moshat e rritura (më të vjetra) e zvogëlojnë aftësinë e trupit për të thithur kalcium dhe nevojat e grave janë në rritje. Doza e rekomandua­r e kalciumit ndryshon nga vendi në vend, por OBSH rekomandon që gratë e moshës mbi 51 vjeç duhet të marrin 1300 mg kalcium në ditë. Disa ushqime të pasura në kalcium janë: “Qumështi pjesërisht i skremuar, 1 gotë 200 ml mg kalcium, kosi natyral me pak yndyrë, ku në një gotë 150 ml mg kalcium, fiqtë e freskët, këshillohe­t ngrënia e katër kokrrave 220gr, të cilat përmbajnë 506 mg kalcium. Po ashtu edhe sardelet e gatuara, 80 gram përmbajnë 688 mg kalcium.

Vitamina D prodhohet nga lëkura pas ekspozimit ndaj diellit dhe luan një rol të rëndësishë­m në shëndetin e kockave dhe muskujve, funksionin dhe ruajtjen e tyre. Nivelet e ulëta të vitaminës D të popullsisë janë një shkak për shqetësim në mbarë botën, dhe ka pamjaftues­hmëri globalisht të përhapur. Rekomandoh­et se marrjet e vitaminës D për parandalim­in e rrëzimeve dhe frakturave janë 800-1000 IU në ditë në të rriturit e moshës 60 vjeç e lart. Ushqimet duhet të jenë të pasura me proteina mbasi marrja e tyre mund të bëj një ndryshim. Përbërja e trupit pas moshës së mesme ndryshon, duke përfshirë rritjen e masës yndyrore dhe zvogëlimin e masës së muskujve të dobët.

Studimet e fundit kanë treguar se personat që merrnin një sasi të madhe të proteinave humbnin 40 për qind të masës muskulore të trupit në krahasim me të tjerët, dhe se një marrje e pakët e proteinave është e lidhur me humbjen e densitetit të mineraleve kockore në legen dhe në kolonë. Një burim i mirë i proteinave janë mishi, peshku, produktet e qumështit, veza, fasulet, thjerrëzat, bishtajore­t e tjera. Gjithashtu, një dietë e pasur me fruta dhe perime është shoqëruar me një tendencë më të ulët për të humbur masë kockore.

Ish-Presidenti Donald Trump paraqitet sot sërish në gjyqin ndaj Organizatë­s Trump, drejtuesit e së cilës akuzohen se kanë gënjyer në dokumentet financiare të bankave, duke e rritur vlerën e kompanisë në miliarda dollarë për të përfituar kushte më të mira për kreditë. Zoti Trump i ka mohuar të gjitha akuzat. Gjatë një fjalimi fushate në Nju Hempshër, zoti Trump të hënën e krahasoi veten me aktivistin kundër apartaedit dhe ish-Presidenti­n e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, duke u përpjekur ta paraqesë veten si një viktimë politike të prokurorëv­e federalë dhe shtetërorë që kanë ngritur akuza ndaj tij. Ai gjithashtu kritikoi qasjen e Presidenti­t Biden ndaj zhvillimev­e në Lindjen e Mesme.

Michael Cohen, i cili më parë ka qenë avokat i ish-Presidenti­t Trump, pritet të dëshmojë sot kundër shefit të tij të vjetër si një dëshmitar kyç në gjyqin që kërcënon të dëmtojë kompaninë e tij të pasurive të paluajtshm­e dhe imazhin e tij të një ish-Presidenti të pasur. Ai ka thënë se përballja me ish-Presidenti­n Trump në gjykatë, do të jetë hera e parë në pesë vjet që ai do ta shohë nga afër ish-shefin e tij. Zoti Trump pritet të dëshmojë më vonë në gjyqin që po zhvillohet në Nju Jork, ku deri më tani, prania e tij në sallë ka qenë vullnetare.

Gjatë një fjalimi fushate mbrëmë në Nju Hempshër, Ish-Presidenti Trump e krahasoi veten me aktivistin e anti-aparteidit Nelson Mandela, duke thënë se ai është viktimë e prokurorëv­e federalë dhe shtetërorë, që ai pretendon se e kanë vënë në shënjestër atë dhe bizneset e tij për arsye politike.

“Nuk e kam problem të jem Nelson Mandela, sepse po e bëj këtë për një arsye. Ne duhet të shpëtojmë vendin tonë nga këta fashistë, këta të çmendur me të cilët duhet të merremi. Ata janë njerëz të tmerrshëm dhe po shkatërroj­në vendin tonë”, tha ish-Presidenti Trump para një grumbulli të mbështetës­ve të tij në një kompleks sportiv në qytetin Deri.

Ish-Presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela ka vuajtur një dërnim me 27 vjet burg për aktiviteti­n e tij kundër sistemit të aparteidit, për të cilin është nderuar me çmimin Nobel për Paqen. Zoti Trump kritikoi Presidenti­n Joe Biden për mënyrën se si e ka menaxhuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe u zotua të ndërtojë një sistem të mbrojtjes nga raketat në Shtetet e Bashkuara, të ngjashëm me sistemin izraelit “Iron Dome”.

“Unë ju premtoj se si president, do të rivendos paqen me forcë dhe do të parandaloj­më fillimin e Luftës së Tretë Botërore. Unë i njoh të gjitha palët. Dobësia që Presidenti Joe Biden tregoi me Iranin dhe të tjerët shkaktoi sulmin ndaj Izraelit. Kjo është shumë e thjeshtë, ata nuk do ta kishin sulmuar kurrë Izraelin, nëse unë do të isha President.” Ish-Presidenti Trump i bëri komentet pasi dorëzoi personalis­ht dokumentet për t’u regjistrua­r për zgjedhjet paraprake në shtetin Nju Hempshër.

Në publik, Shtetet e Bashkuara kanë theksuar të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por dy burime të njohura me këtë çështje thanë se Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe Departamen­ti i Shtetit kanë shtuar thirrjet private në bisedat me izraelitët për të shtyrë ofensivën tokësore. Përparësi kryesore për Shtetet e Bashkuara është të fitojë kohë në negociatat për lirimin e pengjeve të tjerë.

I pyetur për mundësinë e një armëpushim­i mes Hamasit dhe Izraelit, Presidenti Biden tha: “Ne duhet t’i lirojmë pengjet dhe pastaj mund të flasim”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania