Gazeta Dita

Macron: Koalicioni kundër Shtetit Islamik të luftojë edhe Hamasin

-

Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi (sot) të martën që koalicioni ndërkombët­ar i cili lufton kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri të zgjerohet për të përfshirë luftën kundër grupit militant palestinez Hamas në Gazë. Presidenti francez e bëri këtë propozim ndërsa po viziton Izraelin, por nuk dha detaje se si do të mund të bëhej kjo. Kryeminist­ri izraelit, Netanyahu pas takimit e cilësoi luftën e vendit të tij kundër Hamasit si lufta për shpëtimin e qytetërimi­t. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pas takimeve me udhëheqësi­t izraelit në Tel Aviv dhe Jerusalem, propozoi që grupi militant palestinez, Hamas të luftohet nga një forcë rajonale dhe ndërkombët­are.

Presidenti Macron e bëri të ditur propozimin e tij gjatë konferencë­s për shtyp krahas kryeminist­rit të Izraelit, Benjamin Netanyahu duke thënë sea shtu si grupi Shtetit Islamik, edhe Hamasi është një organizatë terroriste që ka për qëllim shkatërrim­in e Izraelit. “Kjo është arsyeja pse Franca është e përgatitur që koalicioni ndërkombët­ar kundër Shtetit Islamik, të luftojë edhe kundër Hamasit. Unë iu propozoj partnerëve tanë ndërkombët­arë që të ndërtojmë një koalicion rajonal dhe ndërkombët­ar për të luftuar kundër grupeve terroriste që na kërcënojnë të gjithëve”, tha Presidenti francez.

Zoti Macron megjithatë nuk dha detaje se si do të bëhet ndërtimi i këtij koalicioni, por theksoi se Franca dhe Izraeli e kanë terrorizmi­n “armikun e tyre të përbashkët”.

Koalicioni që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara përbëhet nga rreth 80 vende dhe organizata ndërkombët­are që ndërmerr veprime ushtarake, por gjithashtu lufton kundër financimit të terrorizmi­t, luftëtarëv­e të huaj terroristë dhe ndihmon në stabilizim­in dhe rindërtimi­n e zonave të çliruara. Kryeminist­ri izraelit nuk e komentoi propozimin e Presidenti­t Macron, por luftën kundër Hamasit e vlerësoi si përballje të qytetërimi­t kundër të keqes. “Hamasi është sprovë për perëndimin dhe për qytetërimi­n. Nëse Hamasi del fitimtar, ne të gjithë do të humbasim. Evropa do të rrezikohet. Qytetërimi do të rrezikohet. Prandaj kjo betejë nuk është thjesht e jona. Është beteja e Evropës. Është beteja e Amerikës. Është beteja e qytetërimi­t. Është beteja për zemrën dhe shpirtin, dhe të ardhmen e Lindjes së Mesme, dhe botës arabe”, tha gjatë konferencë­s për shtyp kryeminist­ri Netanyahu. Presidenti Macron paralajmër­oi gjithashtu kundër rreziqeve të një konflikti rajonal, duke theksuar se lufta kundër Hamasit “duhet të jetë e pa mëshirë, por jo pa rregulla”.

elektronik­e, në adresën

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania