Lindsay Lohan alkool dhe cigare edhe pse shtatzënë

Gazeta Paloma - - Koktej -

Ditët e fundit është folur gjerësisht në media për shtatzëninë e Lindsay Lohan. Fillimisht u aludua se gjithçka ishte në kuadrin e thashethemeve, deri në momentin që babai i aktores pranoi publikisht se e bija ishte me të vërtetë shtatzënë. Pas këtij momenti duket se edhe Lohan nuk ka më ndrojtje të shfaqë hapur barkun që po i rrumbullakoset.

Paparacët kanë mundur të shkrepin disa fotografi të aktores, e cila është duke pushuar në një jaht së bashku me miqtë e saj. Por këto fotografi kanë irrituar gjerësisht ndjekësit e rrjeteve sociale, pasi në to Lohan shfaqet duke konsumuar alkool dhe duke pirë cigare. Ata e kanë targetuar aktoren si një nënë të papërgjegjshme që në hapat e parë, duke u shprehur se ajo nuk mund të jetë një nënë e mirë në të ardhmen kur bebja të lindë.

Ndërkohë duhet theksuar se Lindsay Lohan ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes për bëmat e saj për sa i përket konsumit të lëndëve narkotike dhe problemeve të vazhdueshme me policinë.

Vendi më i ri në Europë nuk ka qenë shumë i preferuar nga turistët për shkak të konfliktit të bujshëm me Serbinë. Por gjithsesi tashmë që lufta ka marrë fund, Kosova është një nga vendet më të bukura dhe ekonomike për të vizituar në Europë. Prishtina dhe Prizreni janë dy vende mjaft interesante për t'u parë pasi mund të vini re kulturën e trashëguar nga Perandoria Osmane të ndërthurur me modernizimin e ditëve të sotme. Lagjet e vjetra dhe kuzhina e pasur janë elemente më tepër për t’ju bërë të vizitoni Kosovën. Nëse pëlqeni alpinizmin dhe aventurat në male, ky është vendi i duhur.

Për dekada me radhë, Shqipëria ka qenë një vend i izoluar dhe nuk mund të vizitohej si pasojë e diktaturës komuniste. Megjithatë, tani që Shqipëria ka implementuar demokracinë gjithçka është shumë më e lehtë. Një sërë qytetesh mbrohen nga UNESCO, si Berati dhe Gjirokastra, të cilat janë vende që duhet t'i vizitoni patjetër. Riviera bregdetare shqiptare është një perlë, ndaj mos ngurroni të zbuloni sa më shumë plazhe të paprekura nga dora e njeriut. Ushqimi është një nga elementët më të mirë të turizmit shqiptar, pasi është lirë dhe BIO. Shqiptarët janë mjaft mikpritës dhe do t'ju ndihmojnë të gjeni gjithçka që kërkoni të vizitoni, madje ka raste kur ata ju shoqërojnë personalisht dhe ju ftojnë edhe në shtëpitë e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.