“Po, mes nesh ka diçka…”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Është folur dhe aluduar në media kohët e fundit për një lidhje të mundshme dashurie midis këngëtarit Ylli Limani me këngëtaren Tuna. E gjitha ka nisur kur Tuna ka postuar në Snapchat disa fotografi dhe video ku vihej re shumë e afërt me Yllin. Ata përqafoheshin, qëndronin pranë dhe argëtoheshin nën shoqërinë e njëri tjetrit edhe nëpër club-e të ndryshme pas mesnate. Por edhe pse deri më tani nuk kishte asnjë prononcim nga të dy lidhur mbi këtë aludim, ka qenë vetë Ylli i cili ka hedhur poshtë këto zëra në një intervistë për televizionin In Tv.

“Është një raport profesional një herë, pastaj një dashuri e pastër miqësore, ja duam të mirën njëri-tjetrit dhe kam shumë respekt për Tunën si artiste. Në anën sentimentale mes nesh nuk ka asgjë, por në këngë po” – ka thënë këngëtari duke shpjeguar se një duet mes të dyve pritet të lançohet shumë shpejt. Ai gjithashtu ka zbuluar se kjo këngë do të jetë një baladë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.