Burri më kërkon të bëjë fëmijë me dashnoren

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Ah, mor miq të “Palomës”, ta dini çfarë halli më ka zënë! Hall koke që po më bën të shkalloj. Kam një jetë që rropatem e mundohem e stërmundohem e shpërblimi është që vetëm përbuzje e abuzime kam pasur. Më dhanë një burrë që s’e doja e s’më donte, por që duhej ta merrja sepse ashtu ishin marrë vesh familjet. Një parazit e injorant, një burrë që në lagje mos ta kesh e jo më në shtëpi. Por paskam qenë e fortë shumë që e kam duruar gjithë këto vite, edhe pse nuk e mohoj që shpesh e kam menduar t’ia fusja me thikë barkut e të bija rehat. Më falni që shprehem kështu, por jam aq e mbushur dhe e lodhur, saqë as truri nuk më mban më.

Gjithë jetën kam punuar vetë e jam munduar vetë për familjen time. Ai edhe ato lekë që merrte nga punët që bënte herë pas here, se më shumë pa punë ishte, i harx- honte në bixhoz e alkool. Një ditë të bardhë nuk kam parë. Por tmerri i vërtetë erdhi pasi linda dy fëmijët e parë: dy vajza. Ai më urrente që unë kisha lindur dy vajza, të cilat nuk i donte dhe i keqtrajtonte. Mua më shante nga mëngjesi në darke sepse nuk i bëra një djalë. A thua se ishte faji im! Por ai nuk u ndal, edhe pse vajzat kishin diferencë vetëm një vit e gjysmë nga njëra- tjetra ai vazhdonte kërkonte të bënim një fëmijë tjetër me shpresën që do të bënim djalë. Unë isha aq e lodhur me dy fëmijë të vogël, goca e madhe më rrinte më shumë sëmurë, isha vetëm gjithë kohën. Vetëm ideja që do të bëja një fëmijë tjetër më fuste frikën. Burrin s’e kisha për gjë, vetëm për sherr e të bërtitura dhe për të bërë seks që të bënim një djalë. Pas dy vitesh mbeta sërish shtatzënë. Këtë herë e kishim vendosur të dy që po të mos ishte djalë do ta hiqja.

Por ishte djalë dhe nuk e hoqa. Lumturia e tij ishte aq e madhe saqë filloi të ndryshonte sjellje. Me mua tregohej më i dashur, madje edhe me vajzat filloi të ishte më i afërt. Por mesa duket për mua paska qenë e shkruar diku që vetëm të vuaj. Kur isha pesë muaj shtatzënë, nga lodhja e madhe se merresha me të gjitha vetë, mamaja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.