Burri më kërkon të bëjë fëmijë me dashnoren

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

më ka vdekur ndërsa vjehrrën e kam larg e të sëmurë, e humba fëmijën. Një muaj kam qenë në depresion. Nuk e di se si ia kam dalë të mbaj mendjen e kokës e të mos bëj ndonjë budallallëk, por ja, vetëm për ato vajza që pa mua do të ishin të humbura.

Jeta m’u bë ferr. Ai vetëm më shante nga mëngjesi në darkë, më mallkonte e çfarë s’më thoshte. Por kulmi arriti kur mjekët më thanë që nuk do të kisha më mundësi të bëja fëmijë. Atij iu pre ëndrra për të pasur një djalë. Që nga ai moment thuajse nuk më fliste me gojë. Edhe në shtëpi më shumë nuk vinte. Pas disa muajsh mora vesh që kishte një dashnore. Kishte kohë me të. Më thanë që me të ishte tjetër njeri, i mirë, i dashur. I thashë që e dija për të. Reagimi i tij më la pa fjalë. Më tha që ishte e vërtetë që e donte dhe që nuk kisha gojë që të ankohesha sepse unë nuk kisha qenë e zonja t’i jepja një djalë. Më tha që kishte në plan të bënte një djalë me të. U shokova. Nuk dija çfarë të thosha. Ai vazhdoi duke më thënë që mirë do të ishte të merrte aprovimin tim, që unë duhej ta kuptoja dhe mos ta fajësoja për këtë vendim sepse fajin e kisha të gjithin vetë. Më tha që nëse nuk pranoja që ai të bënte një djalë me të dashurën atëherë do të ndaheshim dhe ai do të vazhdonte jetën. Pra, dukej sikur po më bënte nder mua.

Unë jam në mes të katër rrugëve, me dy vajza të vogla. Jeta ime ka marrë fund. Nga njëra anë mendoj më mirë t’i them të bëjë ç’të dojë e të paktën të kem një shtëpi ku të fus kokën. Askush nuk më ndihmon dot. Jeta ime ka marrë fund, por të paktën të bëhem e fortë për vajzat.

Këtë histori po e shkruaj edhe për të marrë një mendim nga ju, të dashur miq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.