Bëhuni ju Mister X!

Gazeta Paloma - - Mister X -

Çdo javë një pyetje që i drejtohet Mister X do të botohet në faqen e Facebook- ut të gazetës. Ju keni mundësi t’i jepni përgjigje. Përgjigjja e përzgjedhur do të botohet në numrin e radhës të gazetës. Për këtë radhë është përzgjedhur pyetja

Mister X, njihemi prej 6 vitesh dhe jetuam bashkë 11 muaj para se të ndaheshim. E doja shumë dhe më duket se jetoj vetëm për të. Për fat të keq u zumë para një muaji. U bëra keq. Kurrë nuk kam qarë aq shumë, përveçse kur isha fëmijë dhe më rrihte plaku se nuk shkoja në shkollë. Të shtunën e kaluar e takova në Durrës. Vendosëm ta kalonim natën bashkë në hotel. Kaluam një natë magjike. Në mëngjes më tha: “Dua të gjej veten. Më duhet kohë”. Nuk di ç’të bëj. e mëposhtme. Pas përgjigjes së Mister X, janë zgjedhur edhe disa përgjigje të lexuesve në faqen tonë të Facebook-ut.

Roberto Xhoni: Duhet ta kuptojmë se në jetë duhet t’i jepet dashuria dhe respekti që meriton çdo kujt. Nuk duhet dhënë më shumë se pastaj lëndojmë veten tonë.

Fuada Uka: Ndoshta do akoma kohë për të vendosur. Jepi kohë, mos i bëj presion! Takohuni edhe vetëm për kafe, fali ngrohtësi dhe shumë shpejt mund të kthehet.

Andi Nallbati: Merre edhe një natë tjetër në hotel, mbase ndryshon mendje.

Martina Rama: Sa keq kur të humbet vetja sepse kërkon maksimumin e forcës për ta rigjetur!

Sidorela Love: Ju të dy i dini më mirë gjërat, ne i shikojmë gjërat nga jashtë.

Tili Karafili: Vazhdo stilin me hotelin se në shtëpi do ziheni prapë; gjërat falas nuk shijojnë më.

Kuksiani Show: Nëse do të humbësh një person të dashur, duaje shumë. Qefliu Ivertete: Lëre të qetë të gjejë veten. Sekreti Yt: Gjej dhe ti veten tënde. Mariglen Mario: Jepi kohë. Në qoftë se nuk tregohet e sinqertë, ndaje. E di që është e dhimbshme, por zgjidhje tjetër s’ke. Të njëjtën gjë bëra edhe unë, për një muaj isha keq por pastaj thashë se ajo nuk ishte fati im. Gjithsesi jepi pak kohë.

Visi El: Buka që thyhet nuk ngjitet më.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.