Jam ndarë nga partneri, por s’kishim celebrim. Duhet të paguajë lekë ai për djalin?

Një avokat për ju

Gazeta Paloma - - Psikologji -

I nderuar avokat, doja një ndihmë nga ju. Kam punuar në një furrë buke gati 2 vjet dhe pronari i furrës më tha që pa sigurime nuk më mbante më dhe lekët do të m’i mbante nga rroga. Në fillim bëra debat, por nga halli se mos ngelesha pa punë pranova. Vitin e parë sigurimet janë paguar, ndërsa gjashtëmujorin e dytë të vitit të dytë kishte deklaruar sikur punoja 15 ditë në muaj, por unë punoja gjithë muajin, ndërsa lekët m’i mbante tamam. Tani dua ta hedh në gjyq, por nuk di si të veproj. Ju lutem më jepni një përgjigje.

- E nderuar lexuese, situata tuaj nuk është rast i veçuar, fatkeqësisht janë të shumta rastet kur punëdhënësit përfitojnë nga mosnjohja e ligjit për sigurimet.

Në rastin tuaj, ju bëjmë me dije se nga rroga juaj duhej të mbahej vetëm një përqindje e caktuar për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që është afërsisht 12%, ndërsa pjesën tjetër e paguan punëdhënësi. Pra, në rast se ju jeni detyruar të paguani të gjithë pagesën e sigurimeve, kjo është e gabuar dhe mund ta kërkoni mbrapsht. Gjithashtu, ju mund të kërkoni edhe pjesën që deklaroni se nuk është paguar për gjysmën e vitit të dytë të punës.

Për të përfituar mbrapsht këto pagesa, ju duhet t’i drejtoheni gjykatës me një padi ku kërkoni detyrimin e punëdhënësit tuaj t’ju paguajë detyrimet që nuk i takonte të mbante nga paga tuaj, si dhe pagesën e pashlyer për periudhën e gjysmës së vitit të dytë.

Ju duhet të keni dokumentacion të gatshëm paraprakisht për të provuar pretendimin tuaj, si dhe në rast se do të duhet dëshmitarë për situatën që përshkruani.

Ju këshillojmë të kontaktoni me një avokat për të sqaruar situatën më në thellësi.

I nderuar avokat, kam një djalë 8 muajsh dhe jam ndarë nga burri . Kur lindëm djalin nuk kishim bërë celebrim. Ai ia ka dhënë atësinë djalit. Mund të më ndihmoni, a i takon atij të më marrë djalin kur është i regjistruar në trungun tim familjar? A i takon pensioni ushqimor djalit dhe sa herë ka të drejtë ai ta takojë me ligj? Faleminderit!

- E nderuar lexuese, ju bëjmë me dije se në mënyrë që të marrë përgjegjësinë prindërore për r ritje dhe edukim të djalit tuaj, babai i tij duhet t’i drejtohet gjykatës duke e kërkuar atë. Përgjithësisht praktika e gjykatave përgjegjësinë prindërore ua jep nënave, sidomos në rastin tuaj, që djali është i porsalindur dhe ka nevojë për përkujdesjet e nënës. Për sa i përket shqetësimit të parë të pyetjes tuaj, ligjërisht babai i fëmijës ka të drejtë të kërkojë të marrë përgjegjësinë prindërore të fëmijës, sidomos në rastet kur vërtetohet se nëna nuk përkujdeset për të në mënyrë të rregullt. Fakti që është pjesë e trungut tuaj familjar nuk përbën ndonjë ndryshim në lidhje me sa thamë më sipër.

Për sa i përket pensionit ushqimor, ju bëjmë me dije se prindi që nuk është përgjegjësi kr yesor për rritjen dhe edukimin e fëmijës, në këtë rast bashkëshorti tuaj, është i detyruar të paguajë një pen- sion mujor. Për këtë ju duhet të drejtoheni në gjykatë duke kërkuar që gjykata të caktojë pensionin ushqimor përkatës në proporcion me nevojat që ka fëmija. Pra, është gjykata ajo që vendos masën e pensionit që përfiton fëmija.

Së fundi, për pikën e tretë që pyesni, ju bëjmë me dije se si në rastin më sipër që kemi shpjeguar, është gjykata ajo që vendos për takimet e prindit që nuk ka përgjegjësinë prindërore dhe fëmijës. Gjykata cakton ditët në javë ose muaj që prindi do të takojë fëmijën dhe kohëzgjatjen e orarit të takimit, si dhe periudhat e pushimeve kur janë në shkollë. Ligji nuk përcakton takime fikse, pasi situatat dhe nevojat variojnë rast pas rasti.

Ju këshillojmë të kontak-

I nderuar avokat, kam hapur një llogari bankare para një viti dhe nuk kam depozituar lekë fare në atë llogari. A ka ndonjë problem? A duhet ta mbyll se mos paguaj ndonjë gjobë ose komision?

- I nderuar lexues, bankat përgjithësisht kanë komision për mirëmbajtjen e llogarisë, i cila varion dhe mbahet nga llogaria e klientit automatikisht një herë në muaj. Disa banka në momentin që nuk ka gjendje llogarie, nuk e llogarisin më komisionin për mirëmbajtjen e llogarisë, disa të tjera po dhe balanca kalon në minus dhe mund të detyroheni të paguani shumat që jeni debitor. Ju këshillojmë të kontaktoni me bankën tuaj dhe të merrni informacion specifik. Kanxheri&Themeli, Studio Ligjore cel: 0684312422 [email protected] Bulevardi Zhan d’Ark, P. 8 kat, Ap. 3/2 Tirane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.