Gylseren dëbon Hazallin

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Xhihan takon Harunin dhe e kërcënon që të qëndrojë larg Dilarës dhe jetës së tij. Harun i rrëfen se e dashuron Dilarën prej 20 vjetësh. Xhihan i rrëfen se nuk është penduar që nuk është martuar me motrën e tij. Ai shokohet kur mëson se Hajal ka vrarë veten nga dashuria që ndjente për të. Hajal ka vrarë veten në të njëjtin vend ku ata janë takuar për herë të parë, ditën kur ai është martuar me Dilarën. Gylseren shkon në restorant për të darkuar me Xhihanin, por Xhihan nuk paraqitet. Xhihan qan në vendin ku ka vrarë veten Hajal. Ai nuk u përgjigjet telefonatave të Gylserenit. Gylseren largohet nga restoranti e turpëruar. Xhihan ndan dhimbjen me të atin. Hazall del natën vonë nga shtëpia. Gylseren inatoset që ajo nuk i kërkoi leje më parë. Hazall mohon Gylserenin si nënë. Gylseren i bën valixhen gati dhe e përzë nga shtëpia. Hazall mbetet mes katër rrugëve kur nuk gjen as Xhihanin në shtëpi. Miqtë e Ozanit hedhin foto në Facebook me Xhansun. Denis e shikon dhe inatoset me Xhansunë. Ozan nuk pranon të jetojë në një shtëpi me Dilarën pa u ndarë ajo nga Haruni. Denis nuk i përgjigjet Xhansus në telefon. Xhihan pranon Hazallin në shtëpi. Ozan qëndron me Rahmiun. Harun shkon në shtëpinë e Dilarës natën dhe i kërkon të mos heqin dorë, pavarësisht pengesave. Gylseren fshin gjithë fotot me Xhihanin. Xhihan shkon ta takojë në mes të natës. Gylseren nuk i hap derën. Rahmi nuk i jep leje Kerimanit. Xhansu shkon të takojë Xhihanin, por habitet kur gjen Hazallin. Një kriminel mendon se Xhandan e ka shitur dhe e detyron të bëjë siç duhet punën e saj. Gylseren i rrëfen Xhedemit se është ndarë nga Xhihani. Pronari i ofiçinës i nxjerr Ozkanin dhe Enginin nga prona dhe u lë vetëm një javë kohë për të paguar qiranë. Keriman shkon në punë te Rahmiu bashkë me fëmijën. Gylseren shkon në ofiçinë dhe Ozkan e Engin e presin shumë mirë. Ajo mëson për problemet e tyre dhe ofrohet të marrë kredi për t’u dhënë atyre paratë. Xhandan i jep një dosje Xhihanit kundër Harunit, por në këmbim i kërkon atij mbrojtje. Ozan i dhuron lule Zejnepit, ai i rrëfen se ka ndjenja për të. Ozan shokohet kur shikon se Zejnep ka një vajzë. Xhihan i dorëzon Dilarës provat që ka mbledhur kundër Harunit. Dilara shkatërrohet kur shikon fotot e Xhandanit me Harunin. Ozan shkon mirë me vajzën e Zejnepit, Xhemrenë. Rahmi kënaqet me Xhanin. Dilara nuk i përgjigjet Harunit në telefon. Ozkan e kupton se Gylseren ka probleme me Xhihanin dhe gëzohet. idem mëson se Gylseren do të marrë borxh për ish-in e saj dhe i tregon Harunit. Harun kupton se Xhandan është takuar me Xhihanin. Hazall takon Gylserenin në punë. Xhemre vritet dhe Ozan e dërgon në ambulancë. Dilara i kërkon mbështetje të ëmës, por ajo nuk gjen kohë për të. Xhansu qëndron te Gylsereni dhe i tregon se Hazall është me Xhihanin. Xhansu e kupton se Gylseren dhe Xhihan janë zënë. Xhihan i rrëfen Jëlldërëmit se është i lodhur duke ndjekur femrat nga pas. Xhansu i tregon Gylserenit se arsyeja pse Xhihan e ka neglizhuar është fejesa e Dilarës me ish-mikun e tij më të ngushtë. Mert shtiret si pronar kompanie dhe i ofron Enginit të jetë përgjegjës për gjithë makinat e kompanisë. Atyre u ofrohet një rrogë shumë e lartë, por nuk duhet të punojnë për askënd tjetër. Xhansu nuk e lë Ozanin të largohet nga shtëpia. Fqinjët bëjnë thashetheme për Ozanin dhe Zejnepin. Xhihan dërgon Selimin të heqë kamerat e Harunit në shtëpinë e Xhandanit. Ozkan dërgon darkën te Gylsereni në shenjë mirënjohjeje. Gylseren, Ozkan dhe Xhansu darkojnë së bashku. Ata mësojnë se ka probleme mes Xhansusë dhe Denizit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.