Pramad tenton të përdhunojë Kumudin

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Badima u thotë të gjithëve se i është përgjigjur një vajzë në telefon dhe u kërkon atyre të shkojnë. Kumud shikon Kalikën. Kalika u tregon të gjithëve shenjat e Kumudit. Ata shokohen. Gunijal shqetësohet. Budhidhan pyet Kumudin se çfarë ka ndodhur dhe pse ajo e ka mbajtur të fshehtë. Kumud është e shqetësuar për reagimin e Sarasit kur të kthehet në shtëpi. Badima pyet Sarasin se cili është vendimi i tij, nëse do të qëndrojë apo jo. Saras nuk qëndron. Saras shikon Badiman në ujë dhe fillon të qajë pasi i kujtohet e ëma. Badima i kërkon falje nënës së Sarasit dhe zhytet thellë në ujë. Saras hidhet për ta shpëtuar. Pramad pyet Kalikën se çfarë ka zbuluar mbi Kumudin. Ajo i thotë se familja e Kumudit shtiret sikur nuk e njeh Navinin. Pramad thotë se Navin dhe Kumud nuk kanë asnjë lloj lidhjeje dhe i bërtet Kalikës. Pramad shkon në shtëpi i dehur. Badima përmendet dhe tenton të bindë Sarasin të heqë dorë nga Kumudi për të mirën e saj. Kumud shqetësohet kur Saras nuk i përgjigjet. Pramad flirton me Kalikën dhe Kumud i shikon dhe lëndohet. Kumud mbron Sarasin para Badimas. Kalika dëgjon kur Badiman zbulon se Navin është në të vërtetë Sarasvatiçandra. Saras e kupton se dikush i ka dëgjuar. Kalika kërkon Pramadin por nuk e gjen. Saras kërcënon Kalikën se do ta zbulojë lidhjen e saj me Pramadin nëse kjo zbulon sekretin e tij. Familja që do të marrë Kalikën për nuse do të vijë në shtëpi. Pramad reagon kur dëgjon lajmin dhe nuk e lejon diçka të tillë. Kumari është sëmurë. Kalika nuk shprehet kundër martesës. Pramad inatoset. Pramad i bërtet Kumudit, por ajo përballet me të pa frikë. Pramad i thotë Kumudit se nëse Kalika largohet, ai kurrë s’ka për ta parë atë si femër. Kumud e pyet nëse e dashuron Kalikën dhe nëse po, ajo i ofron mbështetjen e saj për t’u përballur me familjet. Kalika mendon për mënyrën se si mund të nxjerrë të vërtetën mbi Navinin. Kalika përpiqet të gjejë një mënyrë për të ndaluar martesën. Budhidhan i bërtet Kumudit dhe Pramadit. Ai i kalon gjithë pasuritë e Pramadit në emër të Kumudit. Mamaja e Pramadit inatoset me Kumudin. Vidjaçatur, Badima dhe Gunijal i bërtasin Danit kur e shikojnë pranë Kumarit. Kalika i kërkon Pramadit të ndalojë martesën e saj. Saras i kujton Kumudit se pas largimit të Kalikës Pramad ka shansin e fundit me të. Familja e dhëndrit takon Kalikën. Kalika i derdh çajin në prehër dhëndrit. Ajo bën ç’është e mundur për të lënë përshtypje të keqe, por dhëndri e pëlqen. Fejesa duhet të ndodhë në moment. Kalika, e mbetur pa zgjidhje, arratiset nga shtëpia. Kumudin e vret ndërgjegjja. Pramad tenton të godasë Kumudin para gjithë familjes, por Saras e ndalon. Kumud i shërben Pramadit, por ai i ofendon familjen. Kumud mburr nderin e saj dhe Pramad i acaruar tenton ta përdhunojë. Kumud e godet në kokë me pjatë dhe largohet. Saras nxehet. Kumud u kërkon leje prindërve të Pramadit që të largohet nga shtëpia, pasi martesa nuk po funksionon. Budhidhan e mbështet. Kusum, Kumud dhe Saras largohen nga shtëpia. Ata ndalojnë në një tempull. Saras lë Kumudin në shtëpinë e të atit. Vidjaçatur merr një letër që trondit familjen. Saras kthehet pranë Budidhanit. Vidjaçatur po humbet shtëpinë. Pramad shkon të takojë Kumudin dhe i kërkon asaj falje. Të gjithë shokohen kur Kumud kthehet me Pramadin në shtëpi. Saras i kujton Kumudit çfarë i ka bërë Pramad pak më parë. Kumud nuk e lejon Pramadin të flejë me të duke i thënë se e ka humbur besimin tek ai. Vjehrra nxehet kur shikon se Pramad ka fjetur në sallon. Saras dhe Kumud përgjojnë fshehurazi Pramadin dhe shokohen kur shikojnë si ai hedh shishen e verës. Saras dhe Pramad shkojnë bashkë në punë. Pramad kthehet natën në shtëpi në gjendje të dehur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.