Gazel tenton të vetëvritet

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Hakan pyet Leilën nëse do ta falte Menderesin po të ishte gjallë vetëm për mirëqenien e fëmijës. Leila i thotë se nuk do ta falte kurrë. Asuman flirton me Menderesin dhe e ndalon të takohet me Leilan. Menderes refuzon Asumanin dhe i thotë se nuk takohet me Leilan sepse nuk dëshiron ta lëndojë më shumë atë. Sonat i mban qëndrim Gazelit. Bahar shkon të takojë Sonatin. Ajo është modele. Gazel bëhet xheloze. Ilhan i tregon Menderesit se Asuman ka kurdisur diçka kundër Leilas. Leila largohet shpejt nga puna. Assaj i bie të fikët dhe Menderesi shkon ta shpëtojë. Xhihan takon Asumanin dhe i kërkon të largojë Menderesin nga Stambolli. Menderes godet me shpullë Asumanin dhe e kërcënon atë nëse lëndon Leilan. Leila nxehet me të atin që s’i ka thënë më parë të vërtetën dhe largohet nga shtëpia e tij. Ajo shkon të jetojë te Xhihani dhe mëson se edhe ai e ka ditur të vërtetën më parë. Leila pranon të martohet me Xhihanin. Fëmijët e Asumanit lënë mësimin për t’u takuar me Leilan. Fëmijët i kërkojnë Leilas të qëndrojë larg Menderesit dhe ajo preket. Menderes rikthehet në kryesinë e kompanisë. Avokati i sjell Menderesit kërkesën e Leilas për divorc. Menderes takon Leilan dhe Asuman e ndjek pas. Sedaket e siguron Leilan se po gabon pasi Menderesi dhe ajo duhen. Policia arreston Menderesin për tradhti bashkëshortore. Asuman ndihet e poshtëruar duke u konsideruar si dashnorja. Sedaket takon Menderesin dhe i kërkon të mos divorcohet nga Leila. Gazel ndjek pas Sonatin me Baharin. Leila i kërkon falje Menderesit që e ka turpëruar para familjes. Menderes e përzë nga zyra dhe nuk e lejon t’i tregojë për fëmijën. Asuman vë pas njerëz të ndjekin Menderesin. Menderes e kupton që po e ndjekin dhe i rreh. Leila dhe Menderes divorcohen. Leila dhe Xhihan informojnë familjen në lidhje me planet e tyre për martesë. Gazel shokohet, por nuk e jep veten. Babai nuk është dakord me martesën me Xhihanin, por Leila e bind se po e bën vetëm për fëmijën, pasi ka frikë se Menderesi do t’i marrë fëmijën. Xhihan i kërkon falje Gazelit. Asuman ndihet e lumtur pasi Menderes i përkushtohet tërësisht familjes. Asuman i tregon Menderesit se Xhihan dhe Leila po martohen. Menderes e përjeton keq lajmin. Gazel i dhuron Leilës varësen që i ka lënë nëna për ditën që do të martohej. Leila nuk e lejon Xhihanin ta puthë dhe e paralajmëron se martesa e tyre do të jetë vetëm ligjore, ndryshe do të tërhiqet. Xhihan pranon i detyruar. Fatma përpiqet ta bindë Menderesin të mos heqë dorë nga Leila. Sonan pikturon Baharin nudo. Gazel i shikon dhe Sonat e mbështet kur e shikon duke qarë. Ajo i dhuron disa nga gjërat e saj dhe i tregon se ka vendosur të largohet. Menderes rreh Xhihanin. Fatmanur shkon të takojë Leilën dhe i kërkon të mos martohet. Gazel tenton të vetëvritet. Sonan e gjen dhe përpiqet ta shpëtojë. Asuman dërgon Menderesin të shikojë martesën e Leilas me Xhihanin. Menderes largohet para se të ndodhë skandali me Gazelin. Menderes dhe Asuman ecin shumë shpejt me makinë. Asuman arrin ta qetësojë. Martesa shtyhet. Gazel është mirë dhe thotë se nuk e ka pirë ilaçin. Ajo është shtirur si e sëmurë dhe i kërkon Sonatit t’i mbajë lojën. Xhihan frikësohet se mos Gazel i prish planet për martesë. Sonan merr përsipër fajin për tentativën e Gazelit. Hakin hamendëson se ka një lidhje dashurore mes tyre. Menderes kalon natën duke pirë dhe del natën i pirë rrugëve. Xhihan i propozon Leilas të martohen në fshehtësi dhe ajo pranon. Leila pret djalë. Menderes vendos të shkojë me punë diku larg. Bahar bëhet dëshmitare e dasmës së fshehtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.