Marlen kryen vrasjen e parë

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Raul mëson se Leilën e ka kapur policia në përpjekje për t’u arratisur. Shoferët e Armandos dëshirojnë të punojnë për Evën. Raul e siguron Reinaldon se është i pafajshëm. Andi refuzon të ndihmojë Marlenën në punët e saj të pista. Kompania e Panços arrin të kalojë krizën. Armando mendon mënyra se si të ndahet nga Marlen. Raul jep deklaratën e tij në polici kundër Leilës. Usano i rikthen gjithë paratë Marlenës pasi ajo i dhunon fizikisht. Raul rrëfen se Leila ka vrarë të shoqin. Soraja falënderon Robertin për punën që ka bërë dhe Bobi bëhet xheloz. Policia e shpall Raulin si bashkëfajtor në krim dhe e arrestojnë. Federika nuk ngre akuza kundër tij pasi vetërrëfehet. Andi i kërkon Kamilës t’i japë një mundësi tjetër dhe ajo pranon të sqarohen. Marisol nxjerr dyshime se doktoresha është personi që ka fshehur letrën e Betit që i drejtohej Evës. Leila arrestohet dhe përballet me Raulin. Kamila i tregon Andresit se e njeh identitetin e tij të vërtetë. Kamilën e largon nga Andresi shoferi i Sorajës. Federika i ofron Evës paratë e saj për ta ndihmuar, por Eva refuzon ndihmën. Armando ndryshon dhomë. Doktoresha lidhet shumë me djalin e Pablos dhe merr prej tij informacione për Evën. Djali i tregon Pablos se doktoresha e ka pyetur për Evën. Eva arrin të manipulojë Armandon që të kalojë pasurinë në emër të Adrianës, që të mos preket pasuria pas divorcit me Marlenën. Hotahota puth Marisolin, por ajo e largon. Ai i shpreh ndjenjat sërish dhe më pas ajo pranon të nisë një lidhje mes tyre. Fabi është e lumtur. Armando i ofron Adrianës të bëhet ortakja e tij në kompani. Hotahota i kërkon Marisolit të jetojë me të, por ajo i kërkon më parë një arsye të fortë. Eva shkon në varrimin e Elisabetës dhe i thotë asaj se e ka falur. Pablo e shikon, por nuk e beson se Eva është penduar. Marlene acarohet kur kupton planin e Armandos për të futur Adrianën në kompani. Andi i kërkon Montit paratë e tij. Esteban akuzon Sorajën se nuk po e respekton kujtimin e Panços. Soraja i rrëfen Estebanit se nuk po e tradhton Pançon, por po bën gjithçka për të marrë hak. Armando i rrëfen Adrianës se do ta rifitojë Evën. Eva mëson se Beti ka shkruar një letër për të. Pablo dhe doktoresha afrohen me njëritjetrin. Frederika i kërkon Pablos të bëhet avokati i kompanisë së saj. Ai pranon. Doktoresha pranon para foshnjës se ajo e ka marrë letrën e Betit dhe e ka lexuar, por nuk ia jep dot Evës pasi të dyja janë rivale për Pablon. Roberti i kërkon para borxh Sorajës. Soraja i kërkon ndihmë Evës. Adriana pyet Evën nëse do ta falte Armandon, por ajo i thotë se nuk e fal jo prej tradhtive, por prej vrasjeve që ka kryer. Soraja nuk i jep para Robertit, por i lë atij një çek gjysmë të mbushur. Havier kupton lidhjen mes Martës dhe Armandos dhe i tregon Marlenës. Robert mbush vetë çekun dhe ia jep Andit dhe ky ka qenë kurthi që i ka ngritur Soraja. Soraja denoncon në polici vjedhjen e çekut. Esteban flirton me Kamilën. Frederika shpall Reinaldon president të kompanisë. Esteban fton Kamilën në kinema, por ajo e anulon për Andin. Hotahota zbukuron apartamentin e Marisolit dhe i kërkon sërish të jetojnë së bashku dhe ajo pranon. Policia arreston Robertin. Marlen urdhëron Rebekën të lëndojë Martën. Kamila e shikon Rebekën dhe e ndjek. Marlen vret Martën. Kamila thërret Estebanin në shtëpinë e Andit. Marlen i kërkon ndihmë Andit për të zhdukur trupin e Martës. Kamila dhe Esteban shikojnë Andin me Rebekën duke fshehur trupin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.