Ebru Ozkan: “E kuptoj Dilarën dhe veprimet e saj”

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Elif ështëh e shqetësuarh për fëmijën që mban në bark. Dikush tenton të hyjë në dhomën e tyre të hotelit. Nazllë trembet dhe i jep adresën Selimit për t’i ndihmuar. Nehir i jep adresën Kahramanit. Selim nxehet me Nehirin. Defne pi alkool dhe Gylsyn e shikon. Një e burgosur në qelinë e Sulltanës fut thikë në qeli. Gylsyn i tregon Shykranit se ka parë Defnen duke pirë. Kahraman shokohet kur shikon hotelin ku qëndron Elif dhe Nazllë. Elif nxehet me Nazllënë që ka dhënë adresën. Shykran i tregon Kijmetes se Defne është duke pirë. Kahraman arrin të bindë Elifin se ai është i pafajshëm. Ata bëjnë ujdi që Elif të jetojë në shtëpinë e Xhelalit dhe të mos kthehet më në vilën e tyre. Defne është e tokës. Ishte një kohë kur unë haja fruta direkt nga pema. Një vend i vogël dhe i bukur me pak njerëz”.

Duket se ajo bëhet nostalgjike me këtë temë. “Do të jetoja përgjithmonë atje”. Më pas shton: “Aktrimin e kam pasur gjithmonë në mendje, që në fëmijëri. Pastaj erdha në Ankara për të ndjekur studimet e larta në këtë fushë. Ka qenë shumë e vlefshme për mua. Më pas menaxheri më angazhoi në disa projekte dhe kështu filloi karriera ime”. do gjë ecën me kaq përpikmëri në jetën tënde? Nuk ka asnjëherë asnjë problem? “S’do të ishte e pranueshme apo jo? Jam e fiksuar. Më pëlqen të kem gjithçka nën kontroll”.

Ndërsa bëja një kërkim për t’u përgatitur për in- tervistën, nuk arrita të gjeja asgjë më shumë sesa punët e tua në skenë… Nuk dimë shumë përtej kësaj. Çfarë ke frikë të zbulosh nga jeta jote?

- Është e padrejtë! Njerëzit po konkurrojnë midis tyre për të përkeqësuar dhe shkatërruar punën e të tjerëve, duke i privuar ata. Kjo më çmend. Margjinalizimi, represioni... Me pak fjalë, e bëj gjithçka në këtë mënyrë për të ruajtur paqen dhe qetësinë brenda vetes time.

Nuk të pëlqen edhe aq shumë të japësh intervista. Pse?

-Kam shumë vite që punoj në këtë fushë. Kam dhënë intervista pafund. Madje mendoj se kanë qenë tepër. I kam parë dhe mendoj se do të bija në përsëritje nëse do të vazhdoja në atë mënyrë. Le të themi se kjo është arsyeja që thashë mjaft!

A je një nga ata persona që e censuron veten?

-Unë kam qenë gjithmonë e tillë. Nuk mund të jetoj kurrsesi duke menduar se çfarë do të thonë të tjerët.

Si ndihesh në këtë fazë të jetës tënde?

-Shumë mirë. Po shijoj gjithçka. Kam pritshmëri të mëdha, por jo ambicie. Kështu që nuk mund të zhgënjehem. Ndonjëherë gjërat shkojnë shumë mirë, ndonjëherë më pak. Por edhe kur nuk shkojnë shumë mirë, më lënë diçka. Më lënë eksperiencë.

Ke kaluar një tjetër ndarje dhe sigurisht që kjo është e dhimbshme. Si e ke përjetuar?

-Më pëlqen dashuria dhe jam e mirë në këtë fushë. Kimia është diçka që më impresionon. Edhe atëherë kur kimia nuk është ajo e duhura midis dy personave. Mendoj se dashuria është një lidhja më e fortë që kemi me jetën.

Si duhet të jetë një mashkull që të bëhet pjesë e jetës tënde?

-Të jetë human. Duhet të jetë patjetër i sinqertë.

Ka një shprehje që thotë se femrat e urta pëlqejnë meshkujt e prapë. Gjithmonë fitojnë zemrat e atyre që shkaktojnë më shumë telashe dhe pëlqejnë tipat e rrezikshëm. A je një nga ato femra që i pëlqen një person i tillë?

-Nuk e fus veten në një kategori të tillë. Kjo varet totalisht nga personaliteti i personit, perspektiva për ngjarjet e rëndësishme, qëndrimi që mban dhe mënyra se si reagon.

A e konsideron një kombinim të mërzitshëm atë të dy personave që bëjnë të njëjtën punë?

- Jo, mund ta “ushqejnë” njëri- tjetrin me këtë. Pastaj, i bie që ndajnë të njëjtat probleme pasi bëjnë të njëjtën gjë. Këto janë gjëra që i afrojnë më shumë njerëzit.

Një detaj që të shoqëron gjithmonë dhe bie shumë në sy janë buzët e kuqe.

-Që 15 vjeçe kam përdorur të kuq buzësh dhe manikyr me tone të ndryshme. Mendoj se më pëlqen shumë kontrasti i të bardhës me të kuqen. E megjithatë nuk kam as edhe një veshje të kuqe në gardërobën time.

Le të flasim pak edhe për personazhin tënd, Dilarën. Nëse do të ishe në vend të saj, çfarë nuk do ta bëje kurrsesi?

-Mendoj se ajo ka shumë të drejtë në fakt.

Si ka mundësi? Audienca e shikon së fundmi si një nga personazhet më negative…

- Mendoj se veprimet e Dilarës janë të justifikuara. Në botën e saj, në karakterin e saj, reflekton gjithçka që asaj i kanë mësuar në jetë.

Me siguri që shumë fansa do të zhgënjehen pasi të lexojnë këtë deklaratë tënden për Dilarën…

-Jo. Dilara është një femër që lufton për atë që beson. Lufton për shtëpinë e saj, për familjen, për të mbrojtur fëmijët. Kjo është ajo për të cilën sulmohet dhe kritikohet aq shumë. Ajo beson vërtet se po bën atë që duhet. Sigurisht që Ebru dhe Dilara janë shumë larg njëra- tjetrës si karaktere, por që të interpretoj një personazh më duhet ta kuptoj se si vepron dhe arsyeton dhe duhet të ketë një lloj logjike në këtë mes. Nëse nuk besoj te personazhi im, atëherë nuk mundem ta interpretoj.

Të mos harrojmë se, nga ana tjetër, përpiqet të mbajë pranë vetes me forcë të shoqin…

-Po, por ama janë të martuar dhe kanë dy fëmijë bashkë. Ka qenë një kohë kur e kanë dashur njëri- tjetrin, pastaj janë bërë një. Dilara është një femër që nuk mundet ta pranojë humbjen. Ajo nuk dëshiron të humbasë në asnjë fushë të jetës. E shikon edhe martesën me logjikën e biznesit, sigurisht që kjo nuk funksionon kur vjen puna te ndjenjat.

Ke menduar ndonjëherë të luftosh deri në këtë pikë për një mashkull?

-Unë nuk jam një femër e tillë. Për mua kushdo që dëshiron të largohet, mund të largohet. Unë dua të jem e lumtur. Dua të kem një jetë të lumtur.

Si e ka ndryshuar pikëpamjen tënde për martesën, ky personazh?

-Më pëlqen shumë koncepti i familjes. Më pëlqen ideja e bashkimit dhe rëndësisë së këtij institucioni. Kam plot miq të martuar e të divorcuar. Mendoj se duhet bërë pak më shumë përpjekje. Njerëzit duhet të tregohen pak më tolerantë me njëri- tjetrin.

Historia e vajzave të ngatërruara në spital ka hapur një dilemë të madhe për të gjithë në fakt. Si mendon, kush quhet mama: ajo që të lind apo ajo që të rrit?

“Varet nga rrethanat, por besoj se ajo që të rrit më shumë.

E ke menduar ndonjëherë si do të ndiheshe nëse njëri nga fëmijët e ngatërruar do të ishte realisht fëmija yt?

- E kam menduar në fakt. Mendoj se do të më ikte truri nëse do të mësoja se fëmija që kam rritur gjithë jetën në fakt nuk është i imi.

Ti nuk je nënë në të vërtetë. Sa e vështirë ka qenë të hyje në rol?

- Nuk jam nënë, por kam lindur me instinktin e amësisë duke qenë grua. Më ka prekur thellë historia.

Pra, tashmë po mendon edhe për fëmijë?

-I dua shumë fëmijët. Sigurisht që dëshiroj të kem fëmijë.

Hyrja e Baris Falay (Harun) e ka ndryshuar plotësisht jetën e Dilarës…

- Në një mënyrë apo tjetër, kur prek fundin, jeta të hap një derë tjetër. Di t’ju them se gjërat do të bëhen akoma më dramatike dhe historia do të vazhdojë t’ju mbajë të mbërthyer pas ekranit.

Si është klima në sheshxhirim, ku edhe punoni me orare të gjata?

- E di që e thonë të gjithë dhe është shumë klishe, por me të vërtetë që kemi një skuadër shumë të mirë. Jemi në harmoni si grup, secili bën punën që i takon dhe gjithçka shkon shumë mirë. Për ta përmbledhur, jemi shumë në paqe. rregullonll punët që Nazllë të rikthehet në shkollë. Defne vendos të rikthehet në shtëpi. Kahraman takon Kadirin. Kadir i kërkon Kahramanit ndihmë për të takuar Merjemin. Jakup urdhëron vrasjen e Harunit. Maksut i shpëton jetën Harunit dhe deklaron se që tani e tutje është ai në krye të gjithçkaje. Kerem nuk lejon Kadirin të takojë të ëmën. Zija i tregon Kahramanit dhe Elifit dhomën e fëmijës që ai ka përgatitur. Defne i kërkon Kahramanit të heqin dorë nga fëmija, por ai nuk pranon. Defne shkatërron dhomën e fëmijës dhe më pas tenton të vetëvritet. Shykran e gjen Defnen dhe e shpëton. Kijmete i tregon Kahramanit për tentativën e Defnes. Shykran mëson se Defne nuk është shtatzënë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.