Anxhelina, si kanë qenë këto ditët e verës për ty? Nga sa shoh në rrjetet sociale je duke pushuar dhe duke u argëtuar...

Gazeta Paloma - - Tendencë -

- Është e vërtetë, këtë verë jam duke e shijuar pafund! Me shoqëri të mirë, në vendet e bukura që na fal bregdeti ynë, përherë kalohet mirë. Mund t’i quaj udhëtime të vogla, por me kujtime të bukura për secilën nga to.

Më dukesh tip që e pëlqen verën. Është e vërtetë?

- Ndjesia që më fal kjo periudhë - det, rërë, diell, perëndimi - çdo detaj që vera na dhuron mua më rilind.

Po sa i përket modës, cila është stina që të pëlqen më shumë?

-Për sa i përket modës, edhe vera më pëlqen, por më tepër e ndiej veten më të lirshme në kombinime gjatë vjeshtës.

Këtë verë kemi marrë vazhdimisht këshilla nga ti sa i përket modës dhe trendeve, për të cilat ti flet çdo javë në gazetën “Paloma”. Por tani po të pyes unë ty, cilët janë tre artikujt/trende pa të cilët nuk bën dot këtë verë?

-Po gjej rastin t’ju falënderoj që më keni bërë pjesë të stafit tuaj dhe gazetës “Paloma”, që më keni dhënë mundësinë të flas për atë që nuk lodhem kurrë, modën! Te tre artikujt mund të them që vendin e parë e zënë “chokera”-t, që janë të pandashëm në çdo look timin dhe e plotësojnë veshjen. E dyta, sandalet gladiator, që këtë sezon erdhën edhe në formën e sandaleve të ashtuquajtura “Pom Pom”, janë të preferuarat e mia. E treta, trendi që po bën “namin” - fustanet stili Bohéme për të cilët kam folur gjatë, me supet jashtë, material i freskët, në ngjyra pastel.

Po trendi që ka dalë këtë verë dhe që nuk të pëlqen fare?

- Mund të them që çdo trend i kësaj vere është i pëlqyeshëm, nuk ka diçka për të cilën të them: “S’do ta vesh kurrë”. Është e vështirë jeta si blog-ere? - Aspak, është tepër argëtuese madje. do mëngjes që më duhet të zgjedh kombinimin e ditës është si një “lojë” që bëj me veten dhe gardërobën

-Një ditë. Zgjedh veshjen, pastaj fotot dhe postimin, çdo gjë vjen në mënyrë spontane, prandaj më pëlqen. Më duhet ta pranoj që nuk e bëj me shumë profesionalizëm, duke filluar që nga fotot që m’i bëjnë mikeshat apo motra dhe jo një fotograf profesionist.

Na trego pak episodin, historinë më të çuditshme gjatë realizimit të një seti fotografik për blog-un...

- Sezonin e kaluar vendosa të shkoja në periferi të Tiranës për t’i bërë fotot afër një lumi të vogël, meqenëse edhe veshja ishte në një stil të tillë që i përshtatej vendit. Ishte pak e sikletshme, pasi më duhej që fotot t’i bëja rreth lumit dhe ta kaloja atë. Jam penguar disa herë gjatë kohës që kaloja lumin dhe vazhdoja të mbaja qëndrim për foto. Kanë qenë situata qesharake, por edhe të sikletshme. Tani që po e kujtoj, gjatë kohës që kam qenë duke bërë setin e fotove në qendër të Tiranës ka pasur disa turistë dhe përveç shoqes time po më fotografonin edhe turistët. U ndjeva shumë në siklet dhe u ula diku pasi nuk dija si të reagoja.

Di që ke filluar që veshjet e tua jo vetëm t’i stilosh, por edhe t’i qepësh vetë. Është e vërtetë?

- Po, është e vërtetë, madje edhe në blog e shkruaj në momentin që një veshje është e krijuar apo qepur nga unë.

A e bën kjo më të lehtë punën si blogere, apo e vështirëson më shumë?

- Sigurisht që e bën më të lehtë, pasi ato që unë stiloj dhe i qep vetë janë të veçanta dhe nuk mund të shihen dikur tjetër. Kjo gjë e bën edhe stilin më të veçantë.

Blog-erat nëpër botë kanë shumë përfitime nga ajo që bëjnë. Ndodh e njëjta gjë edhe në Shqipëri?

- Me keqardhje mund të them që jo, nuk ndodh në Shqipëri, akoma vlerësimi nuk është i njëjtë si jashtë. Unë e bëj për pasion, por duke qenë se shumë njerëz më pyesin për përfitimet më duhet të them që përfitimet janë shumë të pakta në këtë fushë në vendin tonë.

Duke qenë se ke filluar edhe shkollën e modës, e shikon të ardhmen si stiliste?

- Pse jo?! Do të më pëlqente që në një të ardhme, ashtu siç krijoj veshje për veten time, të krijoj edhe për të tjerët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.