MOS MË PYESNI PËR DASHURINË, AJO MË PËRKET VETËM MUA!

Gazeta Paloma - - Personazh -

Vjen me një pamje shumë interesante në klipin e ri... sensuale dhe provokuese. Është zgjedhje e jotja, apo e ekipit realizues? -Është aprovimi im ndaj idesë së grupit kreativ. Në Shqipëri nuk funksionon “ligji” i regjisorit apo menaxherit. Ne i marrim vetë vendimet për të gjitha. Të kthehemi pak te ditëlindja dhe pushimet në Santorini... Si kalove? -Ata që më ndjekin në rrjetet sociale, Instagram dhe Snapchat, e dinë që i kam shijuar pa fund. Do t’i shijoja kudo të isha. Përfundimisht mendoj që një vend e bëjnë të bukur njerëzit. Natyra ndikon, por shumë pak. Nëse nuk je në shoqëri të mirë, gjithçka të duket e shëmtuar. Si e përjeton Afërdita një vit që ikën? Moshën e re? -Si një fillim të ri. Si një reflektim mbi gjërat që bëra mirë dhe jo. Si një mirënjohje ndaj krijuesit për çdo të mirë që më fal, për çdo njeri që kam pranë, për çdo gjë që bëj, edhe për momentet e pakëndshme. Vetëm falë tyre jemi në gjendje të vlerësojmë të mirën. Është përshtypje e jona, apo ke vendosur të tërhiqesh nga modelingu? jam bërë më përzgjedhëse. Tashmë me shpërnguljen në Majami do t’u rikthehem fotove dhe pasarelave.

Afërdita, je prej shumë kohësh pjesë e showbiz-it dhe besojmë e di që ndonjëherë duhet edhe të bësh kompromise, të bëhesh pjesë e klaneve... Sa e vështirë është të mbijetosh në një botë si kjo dhe cila është zgjedhja që ke bërë ti?

- Është e vërtetë gjithçka që thua. Në këto vite jam dëshmitare e shumë situatave, ndonjëherë edhe të shëmtuara. Por unë kam zgjedhur të qëndroj në hije, të mos bëhem pjesë e asnjë grupimi, duke mos krijuar marrëdhënie të ngushta me asnjë. Fakti që jetoj larg më jep një dorë të mirë në gjithë këtë. I respektoj të gjithë si kolegë, sigurisht që me disa kam marrëdhënie më të afërta, por nuk kam bërë shoqe jete. Çfarë ke mësuar në gjithë këto vite? -Mendoj që më shumë sesa një mësim nga showbiz-i, ky që kam marrë është një mësim jete. Mos u përziej me punët e të tjerëve, shih rrugën tënde dhe gjithçka do të bëhet siç do ti! Nëse do të merresh me intriga, plane, prapaskena, e sigurt është që jo vetëm në showbiz, por në çdo sferë të jetës, do të kesh probleme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.