Afërdita, ke publikuar videon e këngës tënde më të re “Another 1”, shumë pranë një date të rëndësishme të jetës tënde, ditëlindjes. Pse kjo zgjedhje?

Gazeta Paloma - - Personazh -

- Për të treguar që një vit tjetër shkoi, që një i ri erdhi (qesh). Nuk është një zgjedhje e paramenduar, thjesht ndodhi kështu. Por fatmirësisht titulli i këngës përkon me ndryshimin, me diçka të re që vjen...

Kush e realizoi këngën dhe si është pritur ajo?

-Komentet kanë qenë pozitive, çka më ka bërë të jem falënderuese ndaj Zotit për gjithë këtë dashamirësi që më rrethon. Autor i këngës është sërish miku im, Blero, me të cilin kam bashkëpunuar në të gjitha këngët e fundit.

Mendon se është e mjaftueshme një këngë në vit?

-Muzika nuk është prioritet në jetën time. Asnjëherë nuk ka qenë. Është thjesht një pasion i fëmijërisë, të cilin e kultivova me vitet dhe ndihem keq kur nuk angazhohem. Por jo gjithçka varet nga ne. Ndaj unë bëj maksimumin që të paktën një këngë në vit ta sjell për ata që më pëlqejnë mua dhe muzikën time.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.