Nëse doni të dini çfarë po ndodh me Tunën dhe Patrisin, Robert Berishën nuk di të mbajë sekrete

Gazeta Paloma - - Koktej -

Lajmet e ditëve të fundit për çiftin e njohur të showbizit dhe, me gjasë, ndarjen e tyre, Tuna dhe Patrisi nuk i kanë komentuar. Të dy janë treguar të kujdesshëm për ta mbajtur sa më larg vëmendjes publike jetën personale, por vështirë t’u shpëtojnë lajmeve e skupeve.

Megjithatë, me mënyrën e tyre, dy muzikantët mohuan të jenë ndarë pas disa fotove e statuseve të koduar në llogaritë sociale. Ndërsa Robert Berisha, vëllai i Patrisit, është gjithmonë i gatshëm për të rrëfyer si është e vërteta sa herë përballet me pyetjet për të vëllanë.

Në një intervistë për emisionin “N’gas’z” në Koha Vizion, Robert Berisha ka sqaruar të vërtetën për raportin e Tunës dhe Patrisit.

Në fakt, e kanë pasur një grindje, por tani gjërat mes tyre janë mirë, madje Roberti

zbulon edhe një sekret. “Unë e kam marr vesh nga të tjerët nga këto lajmet nëpër portale. Çdo çift ka zënka, nuk gjen një çift që s’ka pasur mosmarrëveshje. Janë fallco ato lidhje dhe çifte që s’kanë probleme. Pastaj dihet si janë nënat pas lindjes, Tuna mund të jetë nervoze. Gjatë asaj kohe duhet të jetë i kujdesshëm burri. Prandaj njerëz mjaft me “U nda, u nda, u nda”. Patrisi dhe Tuna kanë marrë vizën, do shkojnë në Amerikë me pushime bashkë me Tianin”,tha Roberti.

Kështu, çifti janë shumë mirë e të lumtur. Së shpejti, kalojnë oqeanin për të kaluar festat e para me të voglin e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.