Agnesa Vuthaj

Gazeta Paloma - - Argëtim -

– Aha, tani e prishe punën! Ndodh në fakt, që kur ke gjithcka, nuk ke cfarë të kërkosh më dhe t’ia fusësh kot. Kështu na u duk ndryshimi i fundit në luk, nga Agnesa. Ajo është e bukur, e famshme, e pasur, e suksesshme, ish-miss, biznesmene, fashionista…ca tjetër të themi? E pse, më në fund do i shtojë vetes edhe etiketimin prej bjondeje? Sa keq! Ne kemi shprehjen : “Nisesh të vendosësh vetulla, po nxjerr edhe sytë!” E mesa duket, pamja e re e bukuroshes nuk na pëlqen aspak. Nuk ka të bëjë vetëm me guston, por me stilin që ka ruajtur në sytë e publikut. Tejet e sofistikuar dhe chic, Vuthaj ka dalë nga vetja me flokët bjonde dhe një fije e ndan nga vulgariteti. Nuk e shpikëm këtë ide, thjesht na u duk një imazh shumë i parë dhe që sytë na janë rrahur. Ndërsa brune, komplet tjetër gjë! Një ikonë, që nuk del kurrë nga moda dhe do mbahet mend gjatë. Kthehu sa më shpejt e dashur, kthehu në identitet. Merre parasysh këshillën tonë…nga ca miq, që ta duan të mirën dhe të duan përjetësisht të bukur!

– JO! Ka ca gabime, që ASAJ nuk ia falim dot. Ka një jetë, që është ndër fytyrat më të dashura të ekranit shqiptar. Janë rritur dy breza me buzëqeshjen e Rudinës, janë modeluar femra me stilin e saj. Si shkon dhe del me një dorë të lyer dhe një të palyer? Jo me miell dhe sheqer, mos u ngatërroni! Thonjtë ore të nderuar…i dolën si “shkollë nate”! Ca po, ca jo, ca ndoshta! Teksa vijonte me programin e pasdites, ne nuk e shmangnim dot këtë defekt, që mund ta duronim te cilado moderatore e zakonshme, vetëm te Rudina…kurrsesi! Ka një sallon të tërin për vete, edhe pse është mami me kohë të plotë dhe Mia kërkon përkushtim. Ekrani ka ca sekrete, që të përpijnë dhe të “fundosin” në një sekondë të vetëm. Ti mund të bësh cudira, ama lopa kur ur e derdh qumështin, pasi e kanë mjelë…nuk i quhet më! Të luteeem, më e kujdesshme herë tjetër, sepse ne realisht t të kemi fort xhan!

I punon truri 360 gradë, pa pushim, natë dhe ditë. Nuk është vetëm i shkathët, por njëkohësisht tejet inteligjent dhe me nuhatje të pagabueshme. Turi u rrit në ekran, publiku e njeh dhe përkrah njëkohësisht. Gjithnjë ka sjellë risi në tregun tonë mediatik. Ju kujtohen emisionet e fëmijëve? Fantastike! Po programi që mbështeste të rinjtë sipërmarrës? Po aq i bukur! Pra, duam apo nuk duam, Hyskën do e mbajmë mend për ca formate që nuk do t’i sillte me kaq origjinalitet askush tjetër. Së fundmi, moderatori hulumtoi dhe solli një aplikacion, dedikuar biznesit. Përmes tij do të realizojë edhe një reality show, që po na bën kuriozë. Ky kishte dhe dasmën këtë verë, muaj mjalti po e po, ku e gjen energjinë dhe kohën, për t’u marrë edhe me kaq shumë punë njëkohësisht? Na mbetet ta përgëzojmë dhe t’i urojmë shumë, po shumë suksese ama!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.