ËSHTË NDARË APO JO NGA BORA ZEMANI?

VIN VELI FLET TROÇ

Gazeta Paloma - - Front Page -

Për herë të parë pasi u përfol për ndarjen nga partnerja, DJ i njohur Vin Veli vendosi të fliste për atë që kishte ndodhur së fundmi mes tij dhe moderatores sportive, Bora Zemani.

Në fakt, ka qenë DJ-i ai që i ka dhënë një përgjigje këtyre zërave në një in- tervistë në programin e pasdites, “Rudina”.

“Ne nuk kemi qenë asnjëherë të martuar, sepse përsa kohë marrëdhënia jonë shkonte mirë, nuk e pamë të arsyeshme. Nuk kishte rëndësi martesa, ne kështu e kemi menduar që në fillim. Unë, për sa e njoh veten, dua të jem i sinqertë. Jemi ndarë dhe si të gjitha lidhjet që nisin mirë, por për shkaqe të ndryshme, rrethanat, koha, momenti, të gjitha ndikojnë dhe nuk na bëjnë që të ndihemi mire. Ne flasim, kemi marrëdhënie prapë, jemi ndarë, por nuk kemi marrë doreza boksi”, u shpreh ai.

“Unë kam lënë edhe karrierën, jo sepse i bëj gjërat me imponim, por sepse kështu jam, jam shumë i lidhur me të (për Arborin), nuk mund të rri dy ditë pa e takuar, madje ka pasur raste që jam kthyer për ta takuar, sepse nuk mund ta stopoj veten. Jam deri diku manjak për të”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.