Të dua ty dhe familjen tënde…

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Sa kollaj e kanë disa njerëz që të gjykojnë të tjerët pa i njohur fare! Unë jam një ndër ata njerëz që e provoj çdo ditë këtë gjë. Ka njerëz që e shohin jetën bardhë e zi dhe nuk përpiqen për asnjë çast të vihen në pozitën e atyre që gjykojnë.

Megjithatë, nuk më intere- son fare kjo pjesë. Kam gjëra shumë më të rëndësishme për t’iu kushtuar vëmendje sesa llafeve e thashethemeve që qarkullojnë për mua. Edhe unë do të doja që të mos isha në pozitën që jam, por ja që nuk paska qenë e thënë që jeta ime të ishte më e thjeshtë. Jam e kënaqur që të paktën kam provuar dashurinë, këtë ndjenjë që nuk do ta kisha provuar ndonjëherë po të mos isha njohur me R-në.

E di që edhe disa prej jush që do të lexojnë shkrimin tim do të më paragjykojnë, por unë përsëri ju lutem të mos e bëni këtë, por të përpiqeni të më kuptoni....

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.