Omer dhe Defne prishin fejesën

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Omer ndjen mungesën e Defnes. Jasemin refuzon takimin me Sinain pasi vendos të mbështesë Defnen. Defne i lutet Shykriut t’i tregojë adresën e Omerit. Shykri i kujton Defnes se ka ende sekrete mes saj dhe Omerit, të cilat duhet t’i zgjidhin. Defne nxehet nga fjalët e Shykriut dhe akuzon Nerimanin si fajtore për zënkën që po përjeton me Omerin. Neriman e siguron që zënkat janë pjesë e jetës dhe ajo e ka pasur për detyrë të gënjejë Omerin. Neriman ndihet keq për gjendjen e Defnes dhe pendohet që e ka futur Defnen në grackat e saj. Sinan habitet kur mëson se Defne ka fjetur në shtëpinë e Nerimanit. Serder kupton gjendjen e Omerit dhe bëhet kurioz për arsyen e zënkës së Omerit me Halusin. Nexhmi i tregon Defnes se Omer nuk e di historinë e plotë të Halusit. Defne mëson se Sadriu nuk e ka ndihmuar rastësisht Omerin, por pas kërkesës së Halusit. Ajo kupton se Halusi nuk është një njeri i keq. Sude gjen vendin ku është fshehur Omeri, pasi ai ka qenë vendi ku ata shkonin së bashku kur kanë qenë fëmijë. Ajo këshillon Omerin që të tregohet më tolerant. Sude dhe Omer pajtohen. Jasemin i rrëfen Sinanit se ende e do Ison, por jo në të njëjtën mënyrë. Sinan bën një skenë xhelozie dhe e ndalon Jaseminin të takohet me Ison, por Jasemin nuk heq dorë prej tij. Defne pastron shtëpinë nga xhamat që ka thyer Omer. Sinan gjen Suden dhe Omerin dhe ata së bashku diskutojnë për problemet e jetës. Sude, Omer dhe Sinan i rikthehen realitetit. Omer i rrëfen Nexhmiut se nuk është i nevrikosur me të, por me Defnen që ka pranuar që Halusi të vijë në fejesë. Nexhmi këshillon Omerin të pajtohet me Defnen. Sinan i kërkon Jaseminit të ndahen për një farë kohe. Defne dhe Omer takohen për t’u sqaruar. Defne mendon se Omer duhet të fal Halusin. Omer i shpreh mosbesimin Defnes. Ai i kërkon Defnes të ndahen për një farë kohe nga njëri-tjetri. Defne jep dorëheqjen, por Jasemin nuk ia pranon dorëheqjen. As Sinan nuk pranon dorëheqjen e Defnes dhe ajo detyrohet ta kërkojë atë prej Omerit. Tyrkan përgatit pajën e Defnes. Omer lejon largimin e Defnes nga puna. Të gjithë punonjësit e “Passionis” mërziten për largimin e Defnes. Nexhmi e siguron Defnen se do ta dojë gjithmonë si të bijën. Omer organizon një mbledhje me stafin drejtues për të rritur kompaninë. Koraj kundërshton Omerin para të gjithëve për faktin që është ndarë me Defnen edhe pse ka kërkuar dorën e saj para familjes. Defne mërzitet kur shikon pajën që i ka përgatitur Tyrkan. Defne i tregon Tyrkanit se është ndarë nga Omeri pasi ai nuk e ka falur që ka ftuar Halusin në fejesën e tyre. Tyrkan mbështet Defnen. Sinan debaton me Korajin. Neriman takon Sadriun dhe i kërkon t’i tregojë Omerit të vërtetën për faktin që është i dërguari i Halusit. Defne vendos të kthehet në Manisa. Jasemin shkon pranë Korajit dhe i kërkon atij ndihmë për ta pajtuar me Sinanin. Iso këshillon Sadriun të marrë vendimin duke e vënë veten në vend të Omerit. Sinan dhe Omer qëndrojnë pranë njëri-tjetrin dhe ndajnë dhimbjen e ndarjes. Sinan gëzohet kur mëson se Jasemin ka qenë më parë me Korajin duke qarë për të. Sinan është i mërzitur për faktin që Jasemin ka hequr menjëherë dorë nga unaza. Nexhmi ndihet fajtor për faktin që i ka thyer zemrën Defnes dhe Omerit. Sadri vendos t’i tregojë të vërtetën Omerit. Ai i tregon se Halusi dhe Nexhmiu kanë qenë arsyeja se pse ai është kujdesur për të. Sadri i tregon Omerit se Halusi është vetësakrifikuar për lumturinë e Omerit dhe Omer habitet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.