Dua Lipa dhe Merita Halili –

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Kur bashkohen shqiptarët e kallin krejt. Ka marrë ngjyrat kuqezi edhe programi i rreperit shqiptar në Amerikë, që me shaka tha se nuk e di gjuhën e nënës dhe i vjen turp ta flasë atë. Po ku mbaheshin dy këngëtaret tona? Ushqim tradicional dhe këngë e valle, të tipit “Doli goca n’penxhere”. Një festë e vërtetë, që na bëri të gjithëve krenare, sepse Amerika frymoi shqip. Diçka e ngjashme nuk kishte ndodhur kurrë më parë, pavarësisht se komuniteti ynë është integruar prej dekadash në kontinentin përtej oqeanit. A kërkoni dhuratë më të bukur nga Dua dhe Merita? Neve për vete kjo na del dhe tepron! Vajza, sa simpatike jeni dukur në “The Untitled Action Bronson Show”, aman sa shumë dashuri u keni dhuruar bashkatdhetarëve! Do ta modifikojmë shprehjen, nga “Guri i rëndë në vend të vet” në “Guri i rëndë thyen kufijtë, pa harruar vendin e vet”!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.