Dikur isha lidhur me kunatin e motrës, ndaj burri nuk më lë të shkoj atje. Një mendim?

Gazeta Paloma - - Front Page - Dërgoni pyetje me mesazh në cel: 068 27 66 166 ose e-mail: [email protected]

Mister X, jam një qytetare beratase. Kam qenë në urbanin që ndodhej shumë pak metra larg vendit ku u lëshuan masivët e gurit nga lagjja “Mangalem” në ditët me shi dhe erë. Nëse ata gurë do të binin mbi urban, ne do të kishim vdekur të gjithë. Bashkia pse nuk ndërhyn? Pse nuk hap një rrugë tjetër, por duhet të na rrezikojë të gjithëve gjatë ditëve me shi dhe erë? Përgjigje: Sepse ju rrini ngulur në shtëpi pranë sobës apo oxhakut dhe nuk mblidheni dhe të shkoni minimumi 100 veta para bashkisë, sepse edhe gurin që bie në oborrin e shtëpisë prisni ta heqë bashkia, sepse edhe qesen me plehra që hidhni në rrugë prisni ta pastrojë bashkia. Përshëndetje! Jam L. nga Athina, jam e martuar. Burri nuk më lë të shkoj te motra, pasi para se të fejohesha kam qenë e lidhur me kunatin e motrës. E theksoj që e kam marrë me dashuri burrin dhe e dua shumë, por ai nuk më lë se thotë që takohem me të. Ju lutem më ndihmoni! Përgjigje: Thuaji motrës të vijë vetëm në shtëpinë tënde dhe takoje dhe çmallu me të. Mister X, ne kërkojmë të hyjmë në BE dhe mendojmë se fajin e ka qeveria që nuk e ndryshon këtë vend. Nga një anë, kjo është e vërtetë, por a e kemi ndryshuar ne veten tonë që të kërkojmë ndryshimin e vendit? Sepse unë njoh akoma persona paragjykues, të paedukatë dhe kriminelë. Përgjigje: I ke dhënë vetë përgjigje pyetjes tënde. Jam dakord me ty. Mister X, jam shokuar, jam tmerruar nga ngjarja në familjen Hoxha. E kam fjalën për rastin e videos së publikuar në faqen “Jeta Osh Qef” ku disa policë po dëbonin me dhunë nga shtëpia familjen Hoxha, sepse në atë zonë do të ndërtojë pallate qeveria jonë. Teksa dëgjoja atë nënë të bërtiste “Jo djalin” dhe më pas t’i binte të fikët, po mendoja me vete: Ku kemi arritur kështu? Jemi bërë të tërë si kafshë. Mister X, a të duket normale kjo situatë? Përgjigje: Mua më duket se nuk është tamam ashtu si duket. Ka njerëz që thonë se njerëzit aty janë vendosur në mirëbesim për një kohë nga një familje tjetër që ka pronësinë. Çështje e ngatërruar që bëhet akoma më e ngatërruar nga transmetimet direkt. Mister X, kur do të ndalojnë lajmet e rreme nëpër portale? Mjaftojnë të vendosin një titull që nxit kureshtjen dhe të klikohen. Këtë javë na bënë të besonim edhe për vdekjen e Nexhmije Hoxhës, kur ajo nuk ishte shumë e sëmurë (sipas nuses së saj). Përgjigje: “Fake news” do të thotë gënjeshtër, do të thotë thashethem. Njerëzimi ka lindur dhe është rritur me rrena. Ti kërkon fundin e botës. Nuk bëhet. Mister X, jam shumë e sigurt që nëse rasti i Florentit do të ishte publikuar f jashtë shtetit, të parët që do të reagonin me kontribute do të ishin personat publikë të vendeve. Po ne për çfarë i kemi VIP-at tanë, apo për të postuar foto me jetë luksi, apo fryrje buzësh e shumë fryrje të tjera nëpër trup? Përgjigje: VIP-at tanë i kemi për reklama dhe Instagram. Pak të duket kjo? Mister X, jemi në shekullin XXI. A të duket normale të diskutohet akoma çështja e virgjërisë në këtë kohë? Jam habitur nga rasti i atij shqiptarit ne Britaninë e Madhe që kishte vrarë gruan e tij për shkak se mendonte që nuk ishte e virgjër. Përgjigje: Njerëz të sëmurë ka çdo shoqëri. Shoqëria jonë është e sëmurë. Mister X, unë kam një pyetje. Pse nuk kapet ky popull me Erik Fullanin që bën jetë luksi me paratë e këtij populli, por kapet me gafat e Rudinës që normalisht është njeri dhe nuk ka se si ta mbajë vëmendjen maksimale gjatë gjithë emisionit të saj? Përgjigje: Unë them se duhet të merremi me të dy, kur gafat i përsërisin. Ka një zgjidhje. Disa duhet të mos dalin direkt në TV dhe një pjesë tjetër duhet të mos ftohen në TV. Jam e dashuruar me një burrë 40 vjeç, me dy fëmijë. Para një viti shkoi me shoqen time. Në korrik fliste me një zonjë në telefon. I kam parë dhe mesazhe në telefon. Kujtdo që njeh i jep muhabet, në daç vajzë, në daç zonjë. Më thotë që më do marrëzisht. Nuk i besoj se ia kam kapur vetë mesazhet. Më kthe përgjigje se po kaloj në depresion. Jam 20 vjeçe. Jetoj në Athinë. Përgjigje: Po jeton një gënjeshtër të madhe. Hap sytë dhe mbyll komunikimin me kodoshin. Mister X, flasim për shëndetësi falas, por pse në QSUT u thuhet pacientëve të blejnë edhe tuba për marrjen e gjakut? Kur ka mungesa të tilla në spitalin më të madh në vend, s’di çfarë të mendoj për qytetet e tjera. Përgjigje: Ka gënjeshtra, ka edhe mashtrime. Shëndetësia falas është mashtrimi i shekullit. Jemi dehumanizuar si shoqëri. Shërbimi shëndetësor është i pari sa i përket dehumanizimit. Pastaj vjen qeveria. Pastaj në radhë ne gjithë të tjerët. Edhe këtu ka radhë... Mister X, a nuk të duken mbledhjet parlamentare të vendit tonë si filma? Madje unë preferoj të shoh Kryemadhin tek godet Ramën me çizme apo përhapjen e gazit në parlament sikur të ishte stadium sesa një film të mërzitshëm. Përgjigje: Po. Skenar i denjë për film. Po ne edhe skenaristët i kemi dembelë! Mister X, po me kalatë ç’patën? Apo s’ka mbetur më gjë tjetër pa u dhënë me koncesion? Përgjigje: Në Slloveni të gjitha koncesionet janë online. Këtu edhe me gjyq nuk bën publike dot kontratat e koncesioneve. Kalatë që nuk i mori dot turku i morën turkoshakët me kontratë. Mister X, nuk e çoja në mend se mund të merrja ndonjëherë mendim nga ju, për vetë faktin se jam tip i mbyllur. Prej 3 vjetësh kisha një lidhje. Njeri me shkollë, me punë të mirë. Por e keqja ishte se e fshihte celularin. Edhe në banjë kur shkonte, celularin e merrte me vete. Me muaj të tërë pyetjesh, nuk reagoi. Ky problem solli dhe ndarjen tonë. Ju si thoni, a duhej të ma fshihte telefonin? Frida. Përgjigje: Jo. Ai duhet vendosur në krye të shtetit. Ditka të mbaka sekrete! Mister X, pse themi ne që e kanë gjithnjë fajin shoferët për aksidentet që ndodhin, kur në autostradë njerëzit kalojnë mes makinave dhe jo në mbikalime? Kaq pak e duan jetën disa prej nesh? Përgjigje: E kanë fajin shoferët. Sepse mendojnë se makina duhet të respektojë njerëzit. E kanë fajin njerëzit sepse mendojnë se makinat i ngasin njerëz. Përshëndetje Mister X! Unë që po ju shkruaj jam një vajzë dhe doja një mendim nga ju: A ka ndonjë problem ta kesh partnerin më të vogël? Unë jam 23, ai 22 vjeç. Përgjigje: Jo. Po të ishte ky problem, presidenti i Francës nuk do të martohej me zyshën e tij. Mister X, je shumë i saktë në përgjigjet e tua dhe shumë mirë bën që jua kthen disa grave që janë harbute dhe shkatërrojnë familje. Unë jam e martuar, kam 3 fëmijë. Jam serioze, e matur. Më bëri përshtypje një ditë një shoqe e motrës sime, të cilën edhe motra tani e ka njohur. Ishte hera e parë që e takova, kurse burri im e kishte takuar edhe një herë tjetër. Ajo, përveçse nuk pushonte së foluri, ia këpuste si t’i vinte për mbarë: “O yll bote, po ku je re lali. O sa i mirë që je më qafsh!”. Këto ia thoshte burrit tim para meje. Ai qeshte me të madhe. Edhe unë qeshja. Nuk ia kam frikën burrit se jemi një familje e përsosur, por dua të them se çuditem me këto lloj grash, ajo është edhe e martuar. I thashë motrës se ku e gjeti atë shoqe. Motra më tha se edhe burrit të saj ashtu i thotë ajo, ka tipin ashtu, por nuk është e keqe. Nuk di ç’të them. U habita. Unë s’do të flisja kurrë në atë mënyrë me burrat. Po ju ç’mendim keni për këto? Përgjigje: Bota është e “bukur” sepse ka shoqe si shoqja e motrës tënde. Mister X, mikja ime bëhet xheloze pa shkak për mua dhe të dashurin e saj. Unë i kam pasur të dy shokë dhe të tillë i konsideroj edhe tani, por ajo mendon se kam qëllime të tjera. Kjo nuk është aspak e vërtetë, por nuk e di as arsyen se përse ajo mendon në këtë mënyrë. Si mund ta bind për të kundërtën? Përgjigje: Nuk njoh njerëz që janë bërë xhelozë pa shkak. Po të duash e bind shoqen tënde për të kundërtën. Mister X, e dashura ime më thotë se duhet të zgjedh midis saj dhe shokëve. Kjo është kërkesa më absurde që më ka bërë ndonjëherë. Ka ndonjë rrugë të mesme zgjidhja e problemit tim? Përgjigje: Po, ka. Zgjidh të dashurën. Bëje për vete. Krijoji besim, pastaj do të të çojë ajo vetë te shokët. Përshëndetje Mister X! Shoh shumë xhelozi nga ana e mikes sime më të ngushtë. Unë e kam për zemër, por ajo po më largon me sjelljen e saj. Nuk dua të humbas miken time të vetme, por xhelozia e saj për arritjet e mia është e padurueshme. Ia vlen të prish miqësinë e 20 viteve? Përgjigje: Janë prishur miqësi qindravjeçare, jo më 20-vjeçare. Ndahuni përkohësisht, le të themi 1 vit dhe shih se ç’do të thotë intuita jote. Mister X, ndonjëherë mendoj se as prindërit e mi nuk më duan. Janë gjithmonë aty për të më dekurajuar. Çfarë të bëj për të mos u ndikuar nga mendimi i tyre? Gerti. Përgjigje: Prindërit të duan. Këtë nuk e luan as topi. Dëgjoji me kujdes. Jo për t’u kthyer përgjigje, por për t’i kuptuar. Mister X, po u del boja emisioneve që nuk janë direkt. Pamë Linda Rein të postonte se cili do të jetë çifti fitues i “Dance with me” dhe tani nuk kemi më interes ta ndjekim finalen ditën e hënë. Por një gjë nuk kuptova unë, pse reagoi ashpër Xhensila Pere ndaj atij postimi, kur duhej të reagonte stafi i atij emisioni, pasi ata prekeshin më tepër? Apo si gjithmonë, gjënë e fundit ne e bëjmë të parën? Përgjigje: Emisionet në botën perëndimore nuk janë direkt sepse respektojnë shikuesit për t’u dhënë një program sa më të mirë dhe sa më të edituar. Këtu marrëzia “live” është në kulm. Sa i përket hallit tënd, është çështje “sekreti”. Mister X, jam një qytetare beratase. Kam qenë në urbanin që ndodhej shumë pak metra larg vendit ku u lëshuan masivët e gurit nga lagjja “Mangalem” në ditët me shi dhe erë. Nëse ata gurë do të binin mbi urban, ne do të kishim vdekur të gjithë. Bashkia pse nuk ndërhyn? Pse nuk hap një rrugë tjetër, por duhet të na rrezikojë të gjithëve gjatë ditëve me shi dhe erë? Përgjigje: Sepse ju rrini ngulur në shtëpi pranë sobës apo oxhakut dhe nuk mblidheni dhe të shkoni minimumi 100 veta para bashkisë, sepse edhe gurin që bie në oborrin e shtëpisë prisni ta heqë bashkia, sepse edhe qesen me plehra që hidhni në rrugë prisni ta pastrojë bashkia. Përshëndetje! Jam L. nga Athina, jam e martuar. Burri nuk më lë të shkoj te motra, pasi para se të fejohesha kam qenë e lidhur me kunatin e motrës. E theksoj që e kam marrë me dashuri burrin dhe e dua shumë, por ai nuk më lë se thotë që takohem me të. Ju lutem më ndihmoni! Përgjigje: Thuaji motrës të vijë vetëm në shtëpinë tënde dhe takoje dhe çmallu me të. Mister X, ne kërkojmë të hyjmë në BE dhe mendojmë se fajin e ka qeveria që nuk e ndryshon këtë vend. Nga një anë, kjo është e vërtetë, por a e kemi ndryshuar ne veten tonë që të kërkojmë ndryshimin e vendit? Sepse unë njoh akoma persona paragjykues, të paedukatë dhe kriminelë. Përgjigje: I ke dhënë vetë përgjigje pyetjes tënde. Jam dakord me ty. Mister X, jam shokuar, jam tmerruar nga ngjarja në familjen Hoxha. E kam fjalën për rastin e videos së publikuar në faqen “Jeta Osh Qef” ku disa policë po dëbonin me dhunë nga shtëpia familjen Hoxha, sepse në atë zonë do të ndërtojë pallate qeveria jonë. Teksa dëgjoja atë nënë të bërtiste “Jo djalin” dhe më pas t’i binte të fikët, po mendoja me vete: Ku kemi arritur kështu? Jemi bërë të tërë si kafshë. Mister X, a të duket normale kjo situatë? Përgjigje: Mua më duket se nuk është tamam ashtu si duket. Ka njerëz që thonë se njerëzit aty janë vendosur në mirëbesim për një kohë nga një familje tjetër që ka pronësinë. Çështje e ngatërruar që bëhet akoma më e ngatërruar nga transmetimet direkt. Mister X, kur do të ndalojnë lajmet e rreme nëpër portale? Mjaftojnë të vendosin një titull që nxit kureshtjen dhe të klikohen. Këtë javë na bënë të besonim edhe për vdekjen e Nexhmije Hoxhës, kur ajo nuk ishte shumë e sëmurë (sipas nuses së saj). Përgjigje: “Fake news” do të thotë gënjeshtër, do të thotë thashethem. Njerëzimi ka lindur dhe është rritur me rrena. Ti kërkon fundin e botës. Nuk bëhet. Mister X, jam shumë e sigurt që nëse rasti i Florentit do të ishte publikuar jashtë shtetit, të parët që do të reagonin me kontribute do të ishin personat publikë të vendeve. Po ne për çfarë i kemi VIP-at tanë, apo për të postuar foto me jetë luksi, apo fryrje buzësh e shumë fryrje të tjera nëpër trup? Përgjigje: VIP-at tanë i kemi për reklama dhe Instagram. Pak të duket kjo? Mister X, jemi në shekullin XXI. A të duket normale të diskutohet akoma çështja e virgjërisë në këtë kohë? Jam habitur nga rasti i atij shqiptarit ne Britaninë e Madhe që kishte vrarë gruan e tij për shkak se mendonte që nuk ishte e virgjër. Përgjigje: Njerëz të sëmurë ka çdo shoqëri. Shoqëria jonë është e sëmurë. Mister X, unë kam një pyetje. Pse nuk kapet ky popull me Erik Fullanin që bën jetë luksi me paratë e këtij populli, por kapet me gafat e Rudinës që normalisht është njeri dhe nuk ka se si ta mbajë vëmendjen maksimale gjatë gjithë emisionit të saj? Përgjigje: Unë them se duhet të merremi me të dy, kur gafat i përsërisin. Ka një zgjidhje. Disa duhet të mos dalin direkt në TV dhe një pjesë tjetër duhet të mos ftohen në TV. Jam e dashuruar me një burrë 40 vjeç, me dy fëmijë. Para një viti shkoi me shoqen time. Në korrik fliste me një zonjë në telefon. I kam parë dhe mesazhe në telefon. Kujtdo që njeh i jep muhabet, në daç vajzë, në daç zonjë. Më thotë që më do marrëzisht. Nuk i besoj se ia kam kapur vetë mesazhet. Më kthe përgjigje se po kaloj në depresion. Jam 20 vjeçe. Jetoj në Athinë. Përgjigje: Po jeton një gënjeshtër të madhe. Hap sytë dhe mbyll komunikimin me kodoshin.

Mister X, flasim për shëndetësi falas, por pse në QSUT u thuhet pacientëve të blejnë edhe tuba për marrjen e gjakut? Kur ka mungesa të tilla në spitalin më të madh në vend, s’di çfarë të mendoj për qytetet e tjera. Përgjigje: Ka gënjeshtra, ka edhe mashtrime. Shëndetësia falas është mashtrimi i shekullit. Jemi dehumanizuar si shoqëri. Shërbimi shëndetësor është i pari sa i përket dehumanizimit. Pastaj vjen qeveria. Pastaj në radhë ne gjithë të tjerët. Edhe këtu ka radhë... Mister X, a nuk të duken mbledhjet parlamentare të vendit tonë si filma? Madje unë preferoj të shoh Kryemadhin tek godet Ramën me çizme apo përhapjen e gazit në parlament sikur të ishte stadium sesa një film të mërzitshëm. Përgjigje: Po. Skenar i denjë për film. Po ne edhe skenaristët i kemi dembelë! Mister X, po me kalatë ç’patën? Apo s’ka mbetur më gjë tjetër pa u dhënë me koncesion? Përgjigje: Në Slloveni të gjitha koncesionet janë online. Këtu edhe me gjyq nuk bën publike dot kontratat e koncesioneve. Kalatë që nuk i mori dot turku i morën turkoshakët me kontratë. Mister X, nuk e çoja në mend se mund të merrja ndonjëherë mendim nga ju, për vetë faktin se jam tip i mbyllur. Prej 3 vjetësh kisha një lidhje. Njeri me shkollë, me punë të mirë. Por e keqja ishte se e fshihte celularin. Edhe në banjë kur shkonte, celularin e merrte me vete. Me muaj të tërë pyetjesh, nuk reagoi. Ky problem solli dhe ndarjen tonë. Ju si thoni, a duhej të ma fshihte telefonin? Frida. Përgjigje: Jo. Ai duhet vendosur në krye të shtetit. Ditka të mbaka sekrete! Mister X, pse themi ne që e kanë gjithnjë fajin shoferët për aksidentet që ndodhin, kur në autostradë njerëzit kalojnë mes makinave dhe jo në mbikalime? Kaq pak e duan jetën disa prej nesh? Përgjigje: E kanë fajin shoferët. Sepse mendojnë se makina duhet të respektojë njerëzit. E kanë fajin njerëzit sepse mendojnë se makinat i ngasin njerëz. Përshëndetje Mister X! Unë që po ju shkruaj jam një vajzë dhe doja një mendim nga ju: A ka ndonjë problem ta kesh partnerin më të vogël? Unë jam 23, ai 22 vjeç. Përgjigje: Jo. Po të ishte ky problem, presidenti i Francës nuk do të martohej me zyshën e tij. Mister X, je shumë i saktë në përgjigjet e tua dhe shumë mirë bën që jua kthen disa grave që janë harbute dhe shkatërrojnë familje. Unë jam e martuar, kam 3 fëmijë. Jam serioze, e matur. Më bëri përshtypje një ditë një shoqe e motrës sime, të cilën edhe motra tani e ka njohur. Ishte hera e parë që e takova, kurse burri im e kishte takuar edhe një herë tjetër. Ajo, përveçse nuk pushonte së foluri, ia këpuste si t’i vinte për mbarë: “O yll bote, po ku je re lali. O sa i mirë që je më qafsh!”. Këto ia thoshte burrit tim para meje. Ai qeshte me të madhe. Edhe unë qeshja. Nuk ia kam frikën burrit se jemi një familje e përsosur, por dua të them se çuditem me këto lloj grash, ajo është edhe e martuar. I thashë motrës se ku e gjeti atë shoqe. Motra më tha se edhe burrit të saj ashtu i thotë ajo, ka tipin ashtu, por nuk është e keqe. Nuk di ç’të them. U habita. Unë s’do të flisja kurrë në atë mënyrë me burrat. Po ju ç’mendim keni për këto? Përgjigje: Bota është e “bukur” sepse ka shoqe si shoqja e motrës tënde. Mister X, mikja ime bëhet xheloze pa shkak për mua dhe të dashurin e saj. Unë i kam pasur të dy shokë dhe të tillë i konsideroj edhe tani, por ajo mendon se kam qëllime të tjera. Kjo nuk është aspak e vërtetë, por nuk e di as arsyen se përse ajo mendon në këtë mënyrë. Si mund ta bind për të kundërtën? Përgjigje: Nuk njoh njerëz që janë bërë xhelozë pa shkak. Po të duash e bind shoqen tënde për të kundërtën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.