Sikleti i Barun Sobtit kur takon fanse femra

Gazeta Paloma - - Koktej -

Aktori që e shikojmë çdo ditë në rolin e Arnav, në Tv Klan, ndryshe nga kolegët e tij të ekranit thotë se nuk di se si të reagojë kur njerëzit e komplimentojnë për punën e tij. Aktori shprehet se e vetmja gjë që mund të bëjë është t’i falenderojë me një buzëqeshje në fytyrë.

“Nuk di fare se si të reagoj para një komplimenti. Edhe në shkollë, kur më thonin se isha i bukur, mezi thoja një faleminderit gjithë turp,”- thotë Barun, duke shtuar se familja dhe miqtë e kritikojnë shpesh pasi përgjigjet e tij ndaj admiruesve të shumtë janë shumë të thata. Pavarësisht kësaj, nuk është se ka bërë ndonjë përparim të madh.

Barun është shprehur se ndihet shumë në siklet kur fansat shprehin admirimin e tyre. E pyesim për ndonjë takim të çmendur me fansat dhe si reagon gruaja e tij, ja çfarë na tha: “Po, kam shumë fansa dhe kam pasur shumë momente të tilla, në vende të ndryshme. Nganjëherë duan të të prekin apo të të përqafojnë. Ka pasur një rast kur dikush më puthi në faqe dhe nuk dija çfarë të bëja. Gruaja ime nuk ka asnjë problem me këtë gjë.”

Barun na tregon gjithashtu se me kalimin e viteve ka mësuar se si të përballojë fanset femra dhe shton: “Po, kam bërë një rrugë të gjatë, ndonëse vazhdoj të jem në siklet. Fansat adhurojnë imazhin që shikojnë çdo ditë në ekran. Ata të admirojnë thjesht për atë që bën në një serial, pa të njohur fare si person. Kjo është diçka shumë e pastër. Jam mirënjohës dhe shumë i nderuar për gjithë dashurinë që më falin.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.