Historia e përdhunimit tim dhe zhvirgjërimi i dytë

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Jeta ime është një dramë e vërtetë. Dua të ndaj me ju tragjedinë time, momentin kur fillova të ndihesha e pashpresë, origjinën e të gjitha vuajtjeve të mia.

Unë jam rritur në një qytet në jug të Shqipërisë. Kam qenë një vajzë e qeshur dhe shumë e dashur. Prindërit na kanë rritur me shumë dashuri, si mua ashtu edhe motrën time më të vogël. Kur kujtoj gjithë përkushtimin e prindërve më duket e tmerrshme që gjithë investimin e tyre ta shkatërrojë një i panjohur.

Gjyshërit nga ana e mamit jetonin në fshat. Ne shkonim shpesh që t’i takonim, madje gjatë verës unë dhe motra qëndronim gjatë në shtëpinë e tyre. Në vitin 1997, për shkak të trazirave, prindërit na çuan më shpejt se vitet e tjera në fshat, që të ishim më të sigurta. Por ndodhi e kundërta. Unë isha vetëm 17 vjeçe atëherë, ndërsa motra ishte 13 vjeç.

Gjyshja dhe gjyshi ishin njerëz të mirë e shumë të afrueshëm. Kur shkoja unë dhe motra ata bëheshin njerëzit më të lumtur dhe përpiqeshin me të gjitha mundësitë, nganjëherë edhe jashtë mundësive, që të na kënaqnin. Nga ana tjetër, ne mundoheshim që t’i ndihmonim sado pak në punët e përditshme.

Mbrëmjeve në shtëpinë e gjyshërve mblidheshin komshinjtë. Kalonim mirë me muhabet e gallatë. Kishte nga të gjitha moshat. Ngjitur me shtëpinë e gjyshes jetonte një familje, e cila kishte 2 vajza e 3 djem. Njëri prej djemve m’i ngulte sytë, saqë nganjëherë më frikësonte, por nuk thosha gjë, thjesht bëja sikur nuk e kisha mendjen. Ai ishte 28 vjeç. Kishte qenë i fejuar njëherë dhe ishte ndarë. Kishte qenë në burg për disa muaj. Nëna thoshte se nuk ishte djalë i keq, por ishte i nxituar prandaj dhe kishte gabuar. Mua më frikësonte. Mbante armë dhe kjo ma përforconte edhe më shumë frikën që ndieja ndaj tij.

Gjyshërit e mi ishin njerëz paqësorë. As në kohën e trazirave nuk futën armë në shtëpi. Nganjëherë mendoj se do të kishte qenë më mirë të kishin një armë në shtëpi, ndoshta kështu do të kisha pasur mundësi të parandaloja tragjedinë e jetës time.

Një ditë, A. ( dja li i komshies së gjyshes) erdhi në shtëpi kur unë isha vetëm dhe më kërkoi një vegël pune. I thashë që të kthehej kur të vinte gjyshi se unë nuk e dija ku i mbante veglat. Ai më tha se po qëndronte ta priste. U ndjeva shumë në siklet. Nuk dija çfarë të thosha dhe vazhdoja të merresha me punët e shtëpisë. Ai më bëri shumë komplimente që më bënë të ndihesha edhe më shumë në siklet. Nganjëherë bëja sikur nuk e dëgjoja. Më pyeti nëse kisha të dashur. Unë i thashë që isha e vogël për të pasur të dashur. Pastaj më pyeti se nëse do e kisha problem të lidhesha me një djalë nga fshati. I thashë se nuk kisha menduar ndonjëherë për këtë gjë. Ai ndërroi bisedë dhe më pyeti se si e kaloja ditën në fshat. I thashë që paradite merresha me punët e shtëpisë, ndërsa gjyshja me motrën shkonin me bagëti dhe gjyshi punonte tokën. I thashë se gjyshi vonohej, por kur të kthehej do t’i thosha unë që ai e kishte kërkuar. Më në fund ai u largua. U ndjeva e lehtësuar kur iku.

Kur erdhi gjyshi i thashë që e kishte kërkuar A-ja. Gjyshi shkoi vetë dhe ia çoi në shtëpi veglën që i duhej. Dita vazhdoi normalisht, por e nesërmja do të ndryshonte gjithçka. Asgjë nuk do të ishte më si më parë. Kam imagjinuar shumë herë sikur të kisha mundësi ta ktheja kohën pas dhe të ndryshoja vendndodhjen time në ato çaste.

Të nesërmen në mëngjes të gjithë u larguan herët. Në orën 9.30 në oborrin e shtëpisë u shfaq A- ja. Më pyeti se ku ishin gjyshërit dhe pasi i thashë që nuk kishte njeri në shtëpi më kërkoi një gotë ujë. Sapo u futa brenda ai erdhi pas meje. U tromaksa kur e pashë. M’u afrua me shpejtësi dhe më mori në krahët e tij. Më tha se i pëlqeja shumë dhe nuk mund të duronte dot më. Fillova t’i lutesha që të më lëshonte, por ai nuk dëgjonte asgjë nga ato që i thosha unë. Fillova ta qëlloja dhe ai u xhindos. Nxori armën dhe ma vuri në kokë. Pastaj duke ma mbajtur armën të drejtuar shkoi te dera e mbylli. Filloi të më ofendonte dhe më tha të mos guxoja t’i ktheja dorë se do të përfundoja keq. Filloi të më puthte dhe të më zhvishte si kafshë. Dridhesha e tëra. Më shtyu mbi divan dhe hipi sipër meje. E ndieja frymëmarrjen e tij të shpifur teksa hynte brenda meje. Doja të ulërija, ta shaja, t’i gjuaja (po të kisha pasur një pistoletë e sigurt që nuk do të isha menduar dy herë për ta shtypur këmbëzën), por fatkeqësisht nuk mund të bëja asnjërën nga këto. E vetmja gjë që mund të bëja ishte të qaja në heshtje dhe të shpresoja që gjithçka të mbaronte shpejt. Dhe kështu ndodhi! Zgjati vetëm pesë minuta. Pesë minuta që ndryshuan shumë gjëra në jetën time. Më lanë shenja jo vetëm në trup, por mbi të gjitha në shpirt.

Para se të largohej më kërcënoi, duke më thënë se nëse do të tregoja do ta paguaja me jetë. Kisha shumë frikë. Në ato çaste nuk mendoja për vete, por për njerëzit e familjes time, për gjyshen dhe gjyshin, mbi të cilët do të binte gjithë përgjegjësia e dramës time, për prindërit të cilët do të përjetonin një vuajtje pafund dhe nuk i dihej si mund të reagonin. Qava me dënesë gjithë paraditen. Nga dreka vendosa të mblidhja veten. U lava dhe u pastrova dhe po prisja që të ktheheshin të tjerët në shtëpi.

Ata erdhën, u ulëm për të ngrënë dhe pas dreke u thashë që më kishte marrë malli për prindërit dhe doja të kthehesha në shtëpi. Gjyshes iu mbushën sytë me lot. Më pyeti se çfarë kisha, mos isha mërzitur duke ndenjur në shtëpi e duke u marrë me punë. Më tha që nuk do të më linte më vetëm në shtëpi e të tjera gjëra që të më gëzonte e të më mbante në fshat. I thashë gjyshes që isha kënaqur shumë në fshat, që nuk isha mërzitur me askënd, thjesht më kishte marrë malli për prindërit. Ajo sikur u bind. U telefonoi prindërve dhe ata erdhën të më merrnin të nesërmen. Më puthnin e më përqafonin.

Vetëm kur u nisa për në shtëpinë time fillova të mendoja për veten. Ndihesha keq, shumë keq. Nuk më ikte nga mendja e gjithë skena, ajo që ai kafshë bëri me mua. Mendoja shpesh që të shkoja dhe ta vrisja, por më vinte ndër mend familja ime dhe hiqja dorë nga kjo ide.

Fillimisht më shqetësonte ideja që nuk isha më e virgjër. Gjeta një mënyrë që të qepesha. E bëra gjithçka vetë, pa i treguar askujt. Kur e kujtoj tani mendoj se ishte një budallallëk. I vura synim vetes që të fejohesha, të martohesha të krijoja familje shpejt dhe kështu bëra. Kur mbarova gjimnazin i nxita në një farë mënyre prindërit që të më martonin me shkuesi. Kur u fejova e kuptova dëmin e parikuperueshëm që ai kafshë më kishte shkaktuar, traumën që nuk më ka kaluar edhe sot e kësaj dite. I fejuari ishte djalë i mirë, i qetë. Nuk e kam dashur kurrë, por as nuk e kam urryer. Me të nuk munda të kisha kurrë një marrëdhënie të mirëfilltë. Nuk duroja dot kur afrohej për të më puthur, kur donte të më prekte dhe kulmi ishte pas një viti fejesë kur donte të bënte dashuri me mua. Më dukej i shpifur, nuk kisha asnjë lloj emocioni, vetëm më merrej fryma kur ai më afrohej. Më kujtohej skena e përdhunimit dhe sytë më mbusheshin me lot. I mbaja sytë mbyllur dhe nuk thosha asgjë. Ai penetroi brenda meje dhe unë mezi prisja që të mbaronte. U gëzua se me të vetën vërtetoi se e kishte të fejuarën e virgjër. Zhvirgjërimi i dytë për mua ishte njësoj me të parin, po e njëjta ndjesi e shpifur, po i njëjti dhunim. Vërtet kësaj here nuk thashë asgjë, por nuk pata asnjë emocion, as kënaqësi, asgjë.

M’u neverit i fejuari. Qëndrova edhe disa muaj me të, por e kisha të pamundur. Ia vura fajin atij për faktin që e kisha të pamundur të kisha një raport seksual normal dhe që nuk mund ta duroja përreth vetes. Fola me prindërit. U thashë që nuk e doja të fejuarin dhe që nuk doja të mbyllja jetën me të në dëshpërim. Ata u përpoqën të më ndryshonin mendjen. Më thanë ta provoja edhe për pak kohë. E pashë që ishte e kotë të harxhoja frymën sepse ata nuk më kuptonin.

Në atë kohë njoha një djalë tjetër. Edhe pse isha e fejuar nuk e pata për gjë të lidhesha me të. Mendova se ndjesitë e mia të shpifura do të zhdukeshin me të. Por pasi bëra seks për herë të parë me të nuk e duroja dot më. U ndava nga i dashuri dhe nga i fejuari. I fejuari nuk e mori vesh kurrë që kisha pasur një lidhje paralele.

Gjithçka më dukej e errët, nuk mund të jetoja më në atë qytet. U bëra shumë nervoze, asgjë nuk mbeti nga vajza e ëmbël dhe e qeshur që ki-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.