Shoqja e të dashurës më kërkoi lidhje sekrete

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Prindërit i kam të ndarë prej kohësh. Unë jetoj me tim atë dhe shkoj vazhdimisht për të takuar nënën time, e cila jeton në vitin 2004, kur isha në Tiranë te nëna. Dola për të pirë një kafe dhe të shihja disa nga shokët e mi, të cilët i takoja sa herë që isha në Tiranë. Në lokalin ku ne takoheshim përherë ishin edhe tri vajza, të cilat ishin ulur në një tavolinë pranë nesh. Kur u ula, më ranë në sy vajzat që ishin pranë. Ishin vërtet të bukura. Pyeta njërin nga shokët e mi, pa e menduar se ato po më dëgjonin që interesohesha për to. Njëri nga shokët më ngacmoi me këmbë duke më thënë të ulja zërin. “Po them të vërtetën, vajzat janë shumë të bukura”,ia ktheva unë. Papritur, njëra nga vajzat u çua dhe erdhi drejt tavolinës sonë. U drejtua nga unë: Më fal djali, a më ndihmon pak me telefonin tënd se nuk kam lekë në telefonin tim?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.