Bëhuni ju Mister X!

Gazeta Paloma - - Histori -

Përshëndetje! Unë që ju shkruaj jam një vajzë 18 vjeçe. Kam filluar të konstatoj një problem i cili sa vjen e bëhet më shqetësues për jetën time. Mendoj se marrëdhënia mes meje e mamasë sime ka filluar të degradojë, jo për fajin tim. Prej kohësh kam konstatuar një xhelozi të jashtëzakonshme të mamasë sime karshi meje, xhelozi që shfaqet çdo ditë në dimensione të papërfytyrueshme. Nëse do t’ju numëroja detaje të përditshmërisë ju siguroj se do të ndanit të njëjtin mendim me mua. Nuk di nëse shkaku i kësaj xhelozie vjen si rrjedhojë e faktit se ajo po i kalon të 40-at dhe ndoshta diferenca në moshë sjell edhe xhelozi të rastit. Por ajo që dua t’ju pyes sot është se si mund të jetoj unë krah një mamaje që po ma bën jetën të pamundur! ....

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.