Jam djalë i vetëm, familja nuk më jep asgjë nga pasuria

Gazeta Paloma - - Psikologji -

-E nderuar lexuese, sipas Kodit të Familjes, të paralindurit kanë detyrimin për ushqim ndaj të paslindurit, por sipas Nenit 197 ky detyrim vazhdon deri në moshën njëzetepesëvjeçare. Më pas mund të vazhdojë vetëm me vullnetin e palëve. Duke qenë në këto kushte ne sugjerojmë që ju t’u drejtoheni autoriteteve lokale për të marrë ndihmë ekonomike siç përcaktohet me ligj dhe në vendimet e këshillit bashkiak. Shpresojmë t’i jemi përgjigjur plotësisht pyetjes tuaj.

Jam djalë i vetëm, familja nuk më jep asgjë nga pasuria

- I nderuar lexues, situata është e ndryshme në varësi të moshës që keni. Sipas Kodit të Familjes, Neni 216, fëmijët janë nën përgjegjësinë prindërore deri në arritjen e moshës madhore. Kjo do të thotë që nëna juaj ka detyrim t’ju mbajë në shtëpinë e saj deri në ditën që do të arrini moshën madhore, në asnjë rast ajo nuk ka të drejtë t’ju nxjerrë nga shtëpia. Nga ana tjetër, nëna juaj ka detyrim të kujdeset për ju edhe nëse ju jeni madhor, por jeni i paaftë për punë. Nëse ju nuk jeni as i mitur dhe as i paaftë për punë, nëna mund të kërkojë që ju të dilni nga prona e saj. Për sa u përket investimeve që keni bërë në pronën tuaj mund të kërkoni që ato të kthehen mbrapsht dhe ju të merrni paratë e investuara. Neni 300 dhe 301 shprehen se poseduesi në keqbesim ka të drejtë të kërkojë vetëm pagimin e shpenzimeve të nevojshme që ka bërë për sendin. Për çdo paqartësi mos nguroni të na kontaktoni sërish.

Si të veproj që të tërheq paratë në bankë të vëllait që nuk jeton më?

- I nderuar lexues, ju mund t’i tërhiqni këto të holla nëpërmjet dokumenteve ligjore që vërtetojnë se ju jeni trashëgimtar i vëllait tuaj ose nëpërmjet një prokure të posaçme të lëshuar nga të gjithë trashëgimtarët. Nëpërmjet kësaj prokure, trashëgimtarët e vëllait tuaj që ndodhen në Shqipëri do t’ju autorizojnë që ju, në emër dhe për llogari të tyre, të tërhiqni këto të holla të depozituara në bankë. Ju keni të drejtë t’i tërhiqni nga banka ose mund edhe t’i trans- feroni në një llogari bankare që ju apo të afërmit tuaj mund të hapin në Shqipëri. Prokura në këtë rast duhet e noterizuar, e përkthyer dhe me vulën apostile. Lidhur me këto detaje mund t’ju ndihmojë një avokat ose një noter në Shqipëri.

Për të realizuar këtë procedurë ju duhet që së pari të kryeni çeljen e trashëgimisë. Pas çeljes së trashëgimisë mund të procedoni me prokurën dhe tërheqjen e të hollave. Fakti që ju nuk jeni një rezident i pajisur me dokumentacionin përkatës të qëndrimit në Greqi, nuk mendojmë se do të pengojë tërheqjen e të hollave nga banka. Mjafton që ju të keni një dokument identifikimi të pranueshëm nga banka në Greqi, si p.sh. pasaportë apo kartë identiteti (për këtë interesohuni pranë bankës për një informacion më të detajuar).

Për të qenë të sigurt dhe për të pasur çdo gjë nën kontroll edhe sipas legjislacionit grek, ju këshillojmë që të angazhoni një avokat grek dhe të merrni një konsulencë edhe prej tij.

Shpresojmë të jeni sqaruar lidhur me pyetjen tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.