Merita Halili –

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Na është lodhur koka, duke promovuar vetëm personazhe që kanë numër 3 ose 4 dhe kaaaaq… Po pra, kjo vajza është njëra prej tyre dhe përbën gjithmonë lajm. E tmerrshme! Kjo do të thotë se më shumë shijojmë “ballkonet” nëpër foto Instagrami sesa lexojmë gazetarët. Kjo do të thotë se ia kemi lënë prioritetin mishit dhe jo trurit. Kjo do të thotë se fëmijët po modelohen duke parë Riken dhe jo duke dëgjuar Oprah-n. U bënë disa javë që përzgjedhjen për “out” e bëjmë në këtë kuadër, jo se nuk gjejmë dot personazhe të tjera, përkundrazi, e kemi një qëllim të përcaktuar qartë. Do të ngulojmë që këtyre vajzave t’u shkojë në vesh dhe të kursejnë daljet kaq lakuriqe në sy të publikut të gjerë. Më mirë të flasësh në vesh të shurdhët sesa mos të flasësh fare. Kështu nuk na mbetet më në ndërgjegje. Rike, ose gjej burrë dhe lëri filmat ose krijo një grup që vdes për ty dhe hidhua vetëm atyre fotot! Kaq kishim për sot…

“Ka Maliq, por ka edhe Marigo” – më kujtohet batuta e famshme nga filmi “14 vjeç dhëndër”. A ka lidhje? Po! Edhe pse fama sot është në duart e çupërlinave që po abuzojnë me pashë. “Marigotë” e së vërtetës dhe talentit të rrallë vazhdojnë të vlerësohen. Si “Mbretëreshë e muzikës shqiptare” është shpallur Merita Halili, një ikonë që derdhi jetën në skenë. Ky çmim nuk është i pari dhe besojmë as i fundit në karrierën e artistes, pasi ajo është vlerësuar më herët si “Mjeshtre e madhe” dhe “Nder i kombit”, ama jep një mesazh shumë domethënës për periudhën aktuale dhe “batakun” e katandisjes së figurave artistike. Organizata e Grave Shqiptaro – Amerikane ka përçuar te të rinjtë rëndësinë e vlerës së vërtetë. Ajo që nuk venitet me vitet, përkundrazi forcohet dhe bëhet më e mirë, njësoj si vera. Lum ne për figura kaq të mëdha, lum ne për Meritën, që është vërtet prej “ari”!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.