Dëshmitari okular tregon si e plagosën me armë zjarri Hulya Avsar

Gazeta Paloma - - Koktej -

Hulya Avsar është përfshirë në një incident të rëndë që në vitin e saj të parë në botën e kinemasë. Aktorja ka qëndruar për shumë kohë në spital duke marrë veten pas një plagosje me armë. Askush nuk tha asgjë për atë që ndodhi në atë kohë, por pas shumë vitesh Tahir Yaman ka vendosur të flasë.

Tahir kujton se si në sheshxhirimin e filmit “Bir Yabanci”, ku Hulya ka qenë protagoniste, Yesilçam ka plagosur pa dashje Hulya Avsar.

“Hulya ishte një mbretëreshë në aktrim dhe kjo ishte e dukshme që në vitin e saj të parë në kinema. Kadir Inanir (Iljazi që luan tek filmi “Shamikuqja”) jo pa qëllim e zgjodhi atë si protagonist në filmin “Bir Yabanci”. Ka qenë skena e xhirimit të dasmës mes Hulya Avsar dhe Kadir Inanir ndërsa ata po ecnin të lumtur pas celebrimit. Në moment personazhi i Hulya Avasar do të qëllohej me armë nga armikja e saj, kështu ndodhi. Problemi është që Hulya nuk u çua më në këmbë. Kishte një plagë të madhe nga plumbi në bark. Kadir Inanir e mori Hulya Avsar në krahë dhe e dërgoi në spital. Producentët e filmit më morën të gjitha kamerat me të cilat kisha xhiruar skenën.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.