10 momente që na lanë gojë-hapur në Dashuri e Pafund

Gazeta Paloma - - Koktej -

Dy të dashuruar që duan të rikthehen te njëri tjetri pas vitesh larg, pa e harruar për asnjë moment dashurinë e tyre, “Dashuri e Pafund” që në momentin e parë ishte një serial emocionues. Nga ana tjetër skenaristët ia kanë dalë mbanë që të krijojnë një histori ku duhet të mbash frymën në çdo moment, pasi është plot surpriza dhe kthesa të papritura.

1. Asu është “vëllai” i shumëkërkuar i Emirit

Si Emiri ashtu edhe Kemali, që në momentin që e morën vesh se ekzisonte një vëlla, u vunë në kërkim të tij. Ky vëlla që di gjithë sekretet e Emir dhe e ka mposhtur atë, nuk i kishte shkuar askujt në mendje se ishte Asu, ajo që ne e kishim para syve gjithë kohës.

3. Lejla është tezja e Nihanit

Lejla, mikja më e ngushtë e Kemalit, është tezja dhe ish e dashura e babait të Nihanit, dhe nuk e dinte për ekzistencën e saj. Onder i gjendur mes dashurisë dy femrave ka zgjedhur të qëndrojë me nënën e Nihan.

2. Tufan kundra Emirit

Ishte një nga ngjarjet e para surprizuese, Tufan ai që bënte gjithë punët e pista të Emirit, që dinte gjithë sekretet dhe nuk e vriste mendjen aspak për këtë, ishte në fakt personi që shantazhonte Emirin. Tufan punonte për xhaxhain e Asus dhe ish shefin e Kemalit, Haki Bej.

4. Nëna e Emirit është gjallë

Fillimisht u zbulua nga Kemali, që nëna e Emirit, që të gjithë e dinin të vdekur në fakt ishte gjallë. Fakti që Galip u pëpoq të vriste mamanë e Emrit edhe pse në gjendje vegjetative, ishte gjithashtu shokuese.

5. Lojërat e Emirit me Zejnepin

Emir, i cili përdori motrën dhe vëllain e Kemalit si letra kundër Kemalit, në luftën e tyre, por Zejnep u dashurua me të vërtetë me të. Sigurisht që nuk prisnim që Emiri ta dashuronte çmendurisht, por nuk e kishim menduar kurrë se do të tregohej aq mizor me të.

6. Zejnep shet Nihanin dhe Kemalin

Nihan dhe Kemal arratisen jashtë shtetit dhe bëhen gati të nisin një jetë të re bashkë. Pikërisht në këtë kohë Ozan vendos të rrëfejë në polici vrasjen që ka kryer. Zejnep duke parë interesin e saj, i tregon Emirit planin e arratisjes së Nihan dhe Kemal. Nihan edhe njëherë detyrohet të kthehet te Emiri për hir të vëllait të saj.

7. Vdekja e Ozan dhe Onder

Të gjithë mbetëm të surprizuar kur mësuam vdekjen e Ozanit pas një helmimi me ushqim në spital. Më pas babai i Nihanit, Onder, e përjeton shumë keq humbjen e të birit dhe vdes pas një ataku në zemër, një tjetër moment që na la komplet pa fjalë.

8. Vrasja e Tarik 9. Nihan dëshmon kundër Kemalit

Kemal përfundon në gjykatë pas plagosjes së rëndë që i bëri Emirit dhe një dëshmitar është kyç për çështjen e tij. Dëshmitari për habinë e të gjithëve është Nihan. Nihan dëshmon kundër Kemalit për të marrë hakun e vëllait dhe babait të saj dhe kjo bën që Kemal të futet në burg.

Të gjithë e dimë se plani i Emirit ishte të përdorte familjen e Kemalit kundër tij. Vëllai i Kemalit, Tarik ishte padyshim ai që pati edhe rolin më të rëndësishëm në këtë hakmarrje. Një tjetër moment shokues ishte kur mësuam se Karen dhe Ozan ishin fatkeqësisht përgjegjësit për vdekjen e Tarik.

10. Deniz është fëmija i Nihan dhe Kemal

Askush veç Nihanit dhe Emirit nuk e dinte se Deniz në fakt është vajza e Kemalit. Nëna e Nihanit, Vildane, e shkruan këtë në një libër dhe ja çon Kemalit. Këtë libër e gjen më vonë nëna e Kemalit, Fehime, e cila preket menjëherë pasi mëson se ka një mbesë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.