Kur burri i skenës dhe burri real i Sanaya Irani, bëhen bashkë

Gazeta Paloma - - Koktej -

Sanaya Irani (Kushi) dhe Mohit Sehgal janë një nga çiftet më simpatikë në Indi dhe më të dashur nga publiku. Nga ana tjetër shumë persona e konsiderojnë unike kimikën midis Barun Sobti (Arnav) dhe Sanayas, të cilët interpretuan sëbashku në “Si ta quaj këtë dashuri?”.

Çfarë ndodh kur bëhen bashkë burri në skenë dhe ai në jetën reale? Sigurojmë një foto perfekte.

Mohit ka shpërndarë në faqen e tij në Instagram një foto pikante ku duket duke pozuar bashkë me Barun dhe foton e ka cilësuar si të preferuarën e tij.

Sikur Sanaya të ishte gjithashtu në foto, do të ishte gjithçka akoma edhe më perfekte. Për momentin çifti simpatik po shijojnë disa ditë pushimi para se Sanaya të fillojë punën me serialin Vodka Shots.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.