Kivanç Tatlitug: “Puna ime nuk është të shëtis sallave të kinemasë”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Mbrëmjen e kaluar Kivanç Tatlitug është spikatur në spital, ku ka kaluar natën pranë të vëllait Cem Ulus. Duke qenë se sapo është lançuar premiera e filmit të tij “Hadi be oglum” ishte supozuar se ai do të surprizonte fansat duke shkuar surprizë nëpër kinema. Por diçka e tillë nuk është aspak në mendjen e aktorit. “Puna ime është aktrimi, jo të shëtis sallave të kinemasë. Unë përkujdesem shumë për punën time. Kam bërë një punë që më ka dalë nga shpirti. Unë mund të aktroj çdo gjë, nuk e kam problem.”

Kivanç Tatlitug u pyet edhe rreth sëmundjes që kishte patur i vëllai. “Pati një problem të vogël në stomak. Tani gjendja është shumë mirë falë Zotit.”

Filmi ka pak ditë që ka dalë në kinema, por ka tërhequr vëmendje të gjerë nga publiku. Tatlitug është shprehur kështu rreth kësaj çështjeje: “Jemi të kënaqur me filmin. Fakti që njerëzit e kanë ndjerë dhe kuptuar sinqeritetin tonë në film, është diçka shumë e bukur”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.