Neslihan Atagul dhe Oyku Karayel në ndihmë të të varfërve

Gazeta Paloma - - Koktej -

Dy aktoret e famshme turke kanë diçka të përbashkët, zemërgjerësinë. Dy aktorët janë tashmë me famë ndërkombëtare dhe e kanë shfrytëzuar famën e tyre për ta bërë këtë botë një vend pak më të mirë. Me hyrjen e vitit të ri 2018, dy aktoret sëbashku me partnerët e tyre dhe me motrën binjake të Oyku kanë ndërtuar një shtëpi për familjet në nevojë në shtetin e vogël aziatik Bahrainit. Shtëpia është ndërtuar me fondacionet e dhuruara nga fansat e dy aktoreve.

Neslihan Atagul ka shpërndarë një fotografi të banesës ku ka nënshkruar: “Nuk di ç’të them. Çdo fjali nga goja ime është e pamjaftueshme për të shprehur mirënjohjen time ndaj të dyjave ju. Jeni bota ime, zemra ime, shpirti im, shpresa ime, forca ime dhe më bëni shumë të lumtur. Ju meritoni shumë dashuri. Jeni krijesat më të mrekullueshme që ka bërë Zoti, meritoni më shumë nga se mund ta imagjinoni. Do të jem gjithmonë shumë krenare për ju!”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.