Për shkak të tij humba fëmijën!

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Përshëndetje lexues të Palomës! Nuk e di se çfarë më shtyu sot të marr vendimin dhe unë për të treguar historinë time, të cilën mu desh kohë për ta haruar, mu desh kohë për të rifilluar një jetë tjetër. Quhem Aida dhe jam 30 vjec. Banoja në një qytet të vogël afër Korçës. Prindërit e mi kanë punuar të dy mësues, dhe siç e dini të gjithë rrogat e vogla dhe shtrenjësira në Shqipëri nuk mjaftonin të ardhurat. Vëllai im ishte i martuar dhe nuk kishte mundësi të na ndihmonte. Unë dhe motra ime më e vogël vazhdonim shkollën. Në atë kohë mamaja ime u sëmur dhe iu desh të hiqte dorë nga puna. Më vinte keq kur e shihja babain të mërzitur, e dija që harxhonte shumë, analizat e mamit nëpër spitale, nëpër doktorë etj. E kishim diskutuar që unë të filloja punë por babi nuk pranonte, donte që unë të vazhdoja shkollën. Me këmbënguljen time dhe të vëllait ia arritëm qëllimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.