Pse nuk duhet ta ndihmoni fëmijën kur rrëzohet...

Gazeta Paloma - - Front Page -

Si ndikon në memorien e fëmijëve përdorimi i Iphone- it?

Mësuesit gjermanë u rekomandojnë prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të shohin TV apo të përdorin Iphone, Ipad e të tjera simotra sapo vijnë nga shkolla, pasi ky veprim ndikon negativisht në memorien e fëmijës. Ky veprim nuk lejon memorizimin e “gjërave” të reja që fëmijët kanë mësuar në kopsht apo shkollë. Prindër, kini kujdes, përpiquni të organizoni më mirë kohën pas shkollës të fëmijëve tuaj. Do të ishte mirë një aktivitet fizik si noti, shëtitje me biçikletë apo lojëra të ndryshme me top.

Pse nuk duhet ta ndihmoni fëmijën kur rrëzohet?

Kur fëmija rrëzohet, mos nxitoni ta ngrini, por inkurajo- jeni që të ngrihet vetë. Ashtu siç u rrëzua, ashtu duhet të ngrihet po vetë. Kjo eksperiencë do të marrë vlera pozitive ose negative falë reagimit të të rriturit. Nëse i rrituri qëndron i qetë, e ngushëllon fëmijën me zë të ëmbël dhe e nxit të ngrihet, do të ulë shkallën e ankthit që e ka pushtuar fëmijën dhe do e ndihmojë ta memorizojë për t’u bërë më i vëmendshëm dhe më i kujdesshëm Ndihmojeni ta jetojë këtë eksperiencë pozitivisht dhe jo ta trembni me ndërhyrjen tuaj gjithë frikë e alarm. Është detyra e të rriturit të ndihmojë dhe nxisë fëmijën të mësojë të ngrihet vetë. Këto eksperienca janë hapat e para të edukimit ose jo, fuqizimit të aftësisë për të parandaluar dhe parashikuar një veprim dëmtues deri te një vendim jo të drejtë në të ardhmen.

Si të menaxhoni kuriozitetin e fëmijëve rreth seksualitetit?

Disa këshilla që rekomandojnë specialistët për të menaxhuar kuriozitetin e fëmijëve për seksualitetin. • Emërtimi i saktë i organeve seksuale: vagina dhe penisi. Emërtimet me nënkuptim apo pseudonime shkaktojnë vetëm konfuzion. • Edukimi dhe informimi si i djemve, edhe i vajzave, pa dallim. • I rrituri nuk duhet të shmangë dhe evitojë pyetjet e fëmijës duke thënë: Pyet mamin apo babin. I rrituri nuk duhet të nxehet me pyetjet, por të përgjigjet dhe kur nuk di të përgjigjet, t’i thotë fëmijës me seriozitet që nuk e di, por sa ta mësojë do t’ia shpjegojë. Dhe duhet ta mbajë fjalën dhe t’ia shpjegojë sapo të mundet. • T’i lexojë dhe tregojë libra që janë për moshën dhe që trajtojnë në mënyrë edukative njohjen e trupit të njeriut si të femrës edhe të mashkullit, përfshirë organet gjenitale. • Nuk duhet të flitet për organet gjenitale në mënyrë mohuese, p. sh. femra nuk ka penis, por femra ka vaginë. Të cilësohet diferenca dhe funksioni i organeve. • T’i shpjegohet që intimiteti është i ndryshëm nga fshehja. • Nëse fëmija po luan me një moshatar duke u prekur, mos ndërhyni, por ruani qetësinë, pasi do t’i mësoni pa dashje të fshihet nga ju, por jo të mos e bëjë më. • Kurioziteti fëmijëror është gjëja më natyrale në botë. Nëse fëmija deri në moshën 6 vjeç nuk bën pyetje rreth kësaj teme duhet të mendohet se ku po e merr informacionin dhe sa cilësor është ky informacion. Prindër, mos lejoni që fëmija juaj të mësojë dhe zbulojë veten dhe seksualitetin nëpërmjet banalitetit të rrugës.

Pse të mos trajtohen si zona turpi zonat gjenitale...

Prindër, mësues, përpiquni t’u zhvilloni fëmijëve vetëdijen se zona gjenitale është një zonë personale që kërkon kujdes, ashtu si vetë jeta, e cila ngjizet e trupëzohet pikërisht nga këto organe dhe në këtë zonë të trupit. Të gjithë njerëzit që kanë qenë, që janë e do të jenë, nga ato organe e kanë zanafillën e jetës së tyre. Prandaj të mos i trajtojmë si zona turpi apo poshtërimi, pasi jeta nuk është turp, por dhurata më e madhe që i jepet njeriut. Prindër, mësues, përpiquni të shmangni banalitetin dhe dyshimin sepse shmangni kuriozitetin, barazinë dhe të mirën për jetën dhe ekzistencën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.