Çfarë ndodh me jetën e saj sot?

E mbani mend yllin 42 vjeçar të Klonit, Zhaden?

Gazeta Paloma - - Koktej -

Në vitin 2001, aktorja arriti famë ndërkombëtare, ndonëse karrierën e ka filluar që 14 vjeçe. Giovanna Antonelli është aktorja që i dha jetë Zhades në serialin “Kloni”.

Ndonëse nuk e kemi parë më që atëherë në telenovela të tjera në vendin tonë, Giovanna ka vazhduar karrierën e saj si aktore, duke realizuar projekte të rëndësishme në vendin e saj të lindjes, Brazil.

Aktorja 42-vjeçare është divorcuar 2 herë dhe lumturohet me tre fëmijët e saj.

Ndonëse në këtë moshë ajo duket më mirë se kurrë, pasi ruan një stil jete të shëndetshëm dhe shpenzon mjaft orë në palestër duke u ushtruar.

Në fakt, mund të themi që Giovanna duket njësoj si në xhirimet e “Kloni”-t, kujtojmë që në atë kohë ajo shpenzonte 6 orë në ditë duke mësuar kërcim oriental.

Në 1997-n, Giovvana u martua për herë të parë. Bashkëshorti i saj ishte gazetari Ricardo Medina, një person që e dashuronte që nga koha e gjimnazit. Për fat të keq, martesa e tyre zgjati vetëm 4 vite dhe çifti u divorcua në dhjetor 2001. Shumë besojnë se shkak për divorcin u bë lidhja që ajo krijoi vetëm një vit më vonë, me kolegun e saj tek “Kloni”, Murilo Benecio. Lidhja e tyre ishte shumë e lumtur, ndërsa të dy udhëtonin nëpër botë duke promovuar projektin e tyre. Në dhjetor 2004, Giovanna pësoi një aksident me makinë dhe u shtrua në spital. Sapo doli nga spitali, aktorja dhe partneri i saj mbajtën një konferencë për shtyp ku bënë me dije se shumë shpejt do të bëheshin prindër. Në maj 2005, ajo solli në jetë një djalë, që e bekuan me emrin Pietro. Kjo histori e bukur dashurie nuk rezistoi më shumë se 5 vite, pasi në 2007-n ata njoftuan ndarjen.

Sapo u nda nga Benecio, Giovanna u lidh me Robert LoCascio. Brenda vitit ata u martuan dhe u divorcuan. Ende sot e kësaj dite nuk dihet se përse dështoi lidhja e tyre, por është e qartë që përfundoi po aq shpejt sa filloi, pa kaluar në komplikime të mëtejshme.

Dy vite më vonë, Giovanna u njoh me regjisorin Leonardo Nogueira (2009), me të cilin është ende e dashuruar. Ata kanë së bashku dy vajza binjake, të quajtura Antonia dhe Sophia, të cilat erdhën në jetë më 8 tetor 2010. Giovanna dhe Leonardo kanë një marrëdhënie shumë të lumtur, ndonëse nuk e çojnë nëpër mend martesën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.