A ka një krizë në martesën e Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu? Kadir ju përgjigjet thashethemeve

Gazeta Paloma - - Koktej -

Gazetarët kanë ndeshur aktorin e famshëm Kadir Dogulu ndërsa largohej nga një restorant në Stamboll dhe kanë përfituar nga kjo mundësi për të biseduar pak me të dhe për ta pyetur në lidhje me fjalët më të fundit që qarkullojnë në mediat turke. A ka një krizë në martesën e Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu?

Reporterët e pyetën në lidhje me aventurën më të fundit, kur Kadir vendosi të shkonte për kamping me mikun e tij Murat Dalkilicem, ndonëse koha ishte shumë e keqe dhe si rezultat i kësaj makina e tij mbeti në baltë.

“Më pëlqen shumë natyra dhe më pëlqen ta shijoj atë me miq. Murat erdhi i papërgatitur. Natyrës i pëlqen të të gjejë të përgatitur. Unë e njoh natyrën dhe më pëlqen të jem gjithmonë i përgatitur për të.”

I pyetur nëse edhe Neslihan e pëlqen natyrën njësoj si ai, aktori përgjigjet: “Sigurisht, unë dhe gjysma ime kemi bërë më shumë se 35 ditë kamping në tre shtete të ndryshme. Njësoj si unë, edhe ajo e dashuron natyrën. Sëbashku kemi përshkuar më shumë se 8000 km.”

Gazetarët e përgëzojnë aktorin për mënyrën e bukur dhe të ëmbël se si ai e thërret bashkëshorten “gjysma ime” (yarim) dhe ai i falenderon për këtë gjë.

Aktori u pyet gjithashtu edhe për fjalët që qarkullojnë se kanë pasur debate sëfundmi në martesën e tyre, gjë që e ka konfirmuar edhe Neslihan.

“Çfarëdo që ajo thotë është e vërtetë. Megjithatë lajmet janë të rreme. Sigurisht që debatojmë, por kjo nuk do të thotë se jemi zënë. Diskutimi është pjesë e bisedës dhe mënyrës se si unë e kuptoj jetën. Po e shijojmë shumë jetën bashkë. Zënkat kanë qenë më të zakonshme në fillimet e lidhjes, por tani jemi konsoliduar, qëkurse edhe jemi martuar.”

Gazetarët vunë gjithashtu në dukje faktin se ata të dy nuk e uruan njëri tjetrin në rrjete sociale në ditën e të dashuruarve, gjë që nxiti edhe më shumë thashethemet për divorc.

“Rrjetet sociale nuk janë aspak në natyrën time. Faleminderit, mirupafshim!”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.