Tuba Büyüküstun dhe Hazal Filiz Küçükköse femra imorale?

Gazeta Paloma - - Koktej -

Dy aktoret e famshme i kemi parë në ekran në role të rëndësishme, Tuba në rolin e Syhan në “Xhesuri dhe e Bukura”, ndërsa Hazal në rolin e Zejnep në “Dashuri e Pafundme”. Dy aktoret kanë diçka të përbashkët, faktin që nuk po ju ofrohen më role të reja nëpër telenovela. Kjo sepse atyre u ka dal nami si femra imorale.

Të dyja akuzohen se kanë tradhëtuar bashkëshortët e tyre dhe për këtë arsye martesat u kanë përfunduar në divorc. Kjo është kaq e vërtetë sa vitin e shkuar asnjëra nga aktoret e talentuara nuk ka marrë asnjë nominim në ndarjet e çmimeve. Madje Tuba është akuzuar edhe si arsyeja për dështimin e telenovelës “Xhesuri dhe e Bukura” në Turqi, sepse publiku nuk dëshironte të shikonte më fytyrën e saj. E njëjta histori ndodhi edhe me Hazal, telenovela e re e sëcilës po ashtu dështoi.

Këto dy aktore simpatike janë shembulli se si një karrierë e suksesshme mund të përfundojë nga budallallëku i një çasti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.