Uron 3 femrat e jetës, Bes Kallaku harron motrën: Po mua lopa më ka bërë?!

Gazeta Paloma - - Koktej -

Bes Kallaku ka bërë një urim mjaft emoc i onu e s sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gruas. Ai ka uruar 3 femrat e jetës së tij, të ëmën, gjyshen dhe bashkëshorten:

“Urime 8- Marsin, Nëna ( Shpresa) që më linde, më dhe jetën, Ija që më rrite me lule dele, Xhensila që më lumturove ditët”, shkruan Besi.

Por fatkeqësisht ka harruar të urojë të motrën, Anën.

Kjo e fundit nuk ka duruar dhe i ka lënë një koment Besit, i cili me siguri do të pendohet që nuk e përfshiu në listën e urimeve.

“Po mua, lopa me ka bere??Hajt se e flasim zemra motrës’, ka shkruar Ana në komentin e saj.

Por duket se Besi ka patur një arsye të fortë që nuk e ka përfshirë Anën, duke i përlotur në këtë mënyrë të gjithë:

“Ti je akoma e vogla ime, ajo që të rrita unë, edhe nuk të shoh dot si grua, por si e vogla e ‘bait vet’. Të do vëllai shumë”, theksoi Besi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.