A ka gjobë për mosregjistrim të lindjes së fëmijës?

Gazeta Paloma - - Psikologji -

-E nderuar lexuese, ju paraqisni një rast që e kemi sqaruar edhe në numra të tjerë të gazetës. Ju, sipas të dhënave që paraqisni, nuk mund të përfitoni nga pjesëtimi i pasurisë së bashkësisë ligjore nga martesa juaj. Të paktën për pasurinë që përmendni: një godinë 4-katëshe.

Ju nuk mund të përfitoni pasi në radhë të parë prona në fjalë nuk është e ndonjërit prej bashkëshortëve (nuk është as prona juaj dhe as e bashkëshortit tuaj, pra nuk është pronë e bashkësisë ligjore) dhe në radhë të dytë kjo pronë është krijuar para se ju të lidhnit martesën ligjore. Sipas Nenit 74 dhe 77 të Kodit të Familjes përcaktohet se cila nga kategoritë e pasurive kategorizohet si pronë e bashkësisë dhe cila pronë vetjake e secilit bashkëshort. Prona që ju pyesni nuk mund të kategorizohet si pronë e bashkësisë për arsyet që ju shpjeguam më lart.

Në rast se ju keni kontribuar në ndërtimin e kësaj godine dhe keni investuar një pjesë të fitimeve tuaja ose të ardhura të tjera, ju mund të kërkoni kthimin mbrapsht të këtyre investimeve, duke qenë se përfitues i tyre ka qenë një person i tretë, i cili ka qenë vjehrri juaj. Lidhur me këtë mundësi po ju themi se ekziston, por për të vlerësuar praktikisht realizimin duhet të sqarohen një sërë detajesh të çështjes. Besojmë se jeni sqaruar lidhur me pyetjen tuaj.

ronte të vazhdonte më këtë lidhje dhe pa më dhënë një arsye më ndau. Unë nuk e kuptova dhe e dua shumë, por një ditë kur shkova në shtëpinë e tij për të lënë fëmijën ma hapi derën shoqja ime e ngushtë dhe burri që ishte gjysmë lakuriq. Ata më thanë që kishin një lidhje që vazhdonte gjatë. Unë u ndjeva shumë e ofenduar dhe e fyer nga kjo. Mendova të bëj një padi për fyerje ndaj ish-shoqes sime. Si më këshilloni, çfarë të shkruaj?

-E nderuar zonjë, për të sqaruar konceptin juridik duhet t’ju themi se në këto raste nuk bëhen padi, por bëhet kallëzim penal në gjykatë. Fyerja është një vepër penale dhe si e tillë rregullohet nga rregullat e Kodit të Procedurës Penale. Nga ana tjetër, fyerja kërkon që të jenë thënë apo kryer veprime të cilat cenojnë dinjitetin tuaj dhe nderin tuaj. Për rastin konkret mendojmë se është e panevojshme që të bëni një kallëzim penal, sepse ai nuk do të merret parasysh nga gjykata. Kjo për faktin se lidhja midis dy personave është plotësisht e ligjshme. Nga ana tjetër, kësaj vepre penale (që ju pretendoni) i mungon edhe dashja për t’ju bërë juve keq. Pra, me fjalë të tjera, lidhja e ish-bashkëshortit tuaj me ish-shoqen tuaj nuk është bërë me qëllim që t’ju fyente juve, por për qëllime të tjera. Shpresojmë t’i jemi përgjigjur pyetjes suaj.

-E nderuar lexuese, zyrat e gjendjes civile veprojnë në bazë të ligjit “Për gjendjen civile”, Nr. 10129, datë 11.5.2009 dhe në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave për punën dhe tarifat në gjendjen civile. Për të rregulluar këtë aspekt, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë vendimin nr. 550, datë 1.8.2003 dhe vendimin nr. 828, datë 11.12.2003 dhe vendimin nr. 603, datë 8.9.2009. Në këto ligje dhe vendime tregohet procedura dhe tarifat si bëhen regjistrimet e lindjeve. Në nenin 41, paragrafi 4 i ligjit thuhet se lindja e fëmijëve të lindur jashtë vendit duhet të regjistrohet brenda 90 ditëve dhe në këtë rast fëmija merr 5000 lekë nga buxheti i shtetit. Nga ana tjetër, në asnjë nga këto vendime nuk jepet gjobë për ata që vonojnë regjistrimin e fëmijës. Penalizimi i vetëm që mund të keni në këtë rast është mosmarrja e 5000 lekëve shpërblim. Mendojmë së duhet të shkoni të bëni sa më parë regjistrimin e lindjes që të parandaloni çdo vështirësi në këtë drejtim, në rast se do t’ju kërkohet që të paguani një gjobë kjo do të jetë e paligjshme për sa kohë tarifat për procedurat pranë zyrave të gjendjes civile caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe një gjobë për këtë rast nuk ekziston.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.