Ares rrëmben Gyndyzin

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Ertugruli i kërkon Atsizit që të kapë tregtarin e ri që po vjen nga Nikea. Ares mëson prej Titanit se Turgut dhe Aslihan janë helmuar në ditën e dasmës së tyre. Ares e di që këtë e ka bërë Sadetin. Esmën dhe Alpamishin i vrasin. Turgut dhe Aslihan vazhdojnë të jenë rëndë. Duke qenë se Alpamësh ishte pjesë e fisit të Bahadir, Ertugrul dyshon edhe më shumë tek ai. Bahadir mohon gjithçka. Ares shkon në kamp për të ngushëlluar Ertugrulin. Ares i tregon Ertugrulit se helmi duhet të jetë përgatitur nga një herbalist i njohur nga Nikea dhe i tregon se ku mund ta gjejë atë. Emir urdhëron vrasjen e herbalistit që ka përgatitur helmin. Të rinjtë vuajnë shumë dhe u ka mbetur shumë pak kohë. Herbalisti vritet para se të shkojë Ertugruli për ta shpëtuar, por ata gjejnë gjarprin nga i cili është bërë helmi dhe mund të bëjnë edhe antidotin. Artuk gjen në shpellë edhe ilaçin me të cilin është helmuar sulltani dhe zbulon se të gjitha i ka bërë i njëjti person. Titani miqësohet shumë me Gyndozin. Ertugrul i është mirënjohës Aresit që e ndihmoi të gjente antidotin. Sulltani i thotë Sadetinit se është shumë i mërzitur me të, pasi nuk e ka bërë aspak siç duhet detyrën që i dha: të gjente personat që i ngritën kurth Ertugrulit dhe atij. Sadetin kërkon 3 muaj kohë për të zbuluar gjithçka. Sulltani i jep një shans të fundit. Ai kërkon që Sadetin të mbahet nën vëzhgim gjithë kohës. Turgut dhe Aslihan përmirësohen. Artuk siguron Ertugrulin se Bahadir nuk është fajtori që po kërkojnë. Dyshimet e Ertugrulit rikthehen te Sadetin. Bahadir lirohet, por është i xhindosur. Atsiz zbulon se Ares ka kërkuar përforcime. Atsiz arrin të infiltrohet me grupin e përforcimeve që vijnë për Aresin. Ertugrul informohet për gjithçka dhe bën planin për sulm. Ertugruli kupton se ambicia e Sadetin është të bëhet sulltan. Ertugruli dhe ushtarët do të maskohen si ushtarë kryqtarë dhe do të futen në kështjellë, bashkë me luftëtarët e tjerë që po vijnë për përforcim. Titan mëson nga Gyndyz se Ertugruli është nisur të sulmojë kështjellën Karaxha. Titani lajmëron Aresin dhe i thotë se do t’i sjellë Gyndyzin, që planifikon ta mbajë dhe ta rrisë për ta bërë komandant të tij. Titan rrëmben Gyndyzin. Të gjithë vihen në kërkim të prin- cit. Bahadir dhe Sanxhar kanë ndërtuar një ushtri dhe bëhen gati për hakmarrje. Sadetin i thotë sulltanit se tradhtarja është Ekaterina dhe se ajo ka pasur bashkëpunëtorë në pallat. Ertugruli mëson se Darius i ka rrëmbyer të birin. Ai e di shumë mirë që këtë e ka bërë Ares. Titani dorëzon Gyndyzin tek Aresi, i cili ëndërron ta bëjë një kalorës të fuqishëm. Gyndyzi, si një luftëtar i vërtetë, verbon Aresin në njërin sy. Ertugrul e di shumë mirë se Ares ka mësuar planet e tyre dhe prandaj nuk do ta sulmojë më kalanë, për të mos rrezikuar Gyndyzin. Ertugruli vendos të çojë Atsizin brenda kalasë, të maskuar si tregtari Niko. Atsiz do të zbulojë se ku e mbajnë Gyndyzin. Maria i shpëton jetën Gyndyzit, pasi Ares mendon ta vrasë nga zemërimi që ai e ka verbuar. Maria kujdeset për vogëlushin. Atsiz hyn në kala si Niko. Ertugruli shkon në kështjellë dhe i kërkon ndihmë Aresit për të gjetur të birin, duke u shtirur sikur nuk dyshon tek ai. Ares e pret një sjellje të tillë nga ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.