Fakte që nuk i dini për Nakuul Mehta (Shivai Oberoi)

Gazeta Paloma - - Koktej -

Ylli syjeshil i televizionit, Nakuul Mehta, është një aktor i mirënjohur. Para se të hynte në televizion ai provoi të arrinte suksesin në Bollywood, por famën e vërtetë e gjeti në televizion. Për momentin ai luan në serialin “Bixhoz në dashuri”, ku luan rolin e Shivai Oberoi, një djalosh i ri që duket gjithmonë me nerva. E duam shumë atë dhe personazhin që interpreton gjithashtu.

Që ta njihni pak më mirë, ju prezantojmë me disa fakte interesante rreth tij.

1. Nakuul ka gjak mbretëror. Ai është pasardhës i mbretit Prithviraj Chauhan.

2. Ai nuk është vetëm një aktor i mirë, por edhe një kërcimtar shumë i zoti. Ai di të kërcejë salsa, hip hop, xhaz dhe vals. Ai ka marrë medalje në rumba dhe vals.

3. Ky princ i kaltër mësoi të kërcente bachata vetëm për t’i bërë një surprizë gruas së tij për Shën Valentin.

4. Ai ka realizuar një serial në web, që titullohej “I don’t watch TV”. Është renditur si një nga pesë serialet më të mira. Nakuul ka marrë pjesë edhe në një film me metrazh të shkurtër “Avant Garde Pythagorus Sharma”, që është shfaqur në shumë festivale filmi nëpër botë.

5. Ka realizuar më se 50 reklama në fillim të karrierës së tij. Ka pasur rastin që të punojë pranë aktorëve më të mirë të momentit.

6. I është dashur të ndërrojë më shumë se 10 herë shkollën, për shkak të punës së babait të tij.

7. I pëlqen shumë tiramisu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.