Ishte i fejuar me tjetrën kur më la shtatzënë

Gazeta Paloma - - Histori -

lait të saj, ku i kisha sqaruar të gjitha edhe me prova. Më ktheu sms ku thoshte: “O gocë, e di se je shoqja e Ermalit dhe do të bësh xheloze motrën time”. I ktheva sms: “Shikoji kafshimin që ka në gjoks”.

Pas 5 minutash më telefonoi Ermali dhe më pyeti se pse i kisha dërguar sms vëllait të saj. I thashë se doja që ata të dinin të vërtetën. Ai nuk la fjalë pa më sharë. Ia fika telefonin. I dërgova sms dhe kunatës (nuses së vëllait) së tij, por ajo m’u përgjigj: “Të lutem, mos më përziej në këtë mesele”.

I dërgova shumë sms vëllait të saj, por ai nuk më kthen përgjigje. Po çfarë vëllai qenka ky nuk e kuptoj! I dërgova dhe shumë sms kunatës së Ermalit. Ajo më ktheu sms ku më tha: “Më vjen keq për ty, por unë nuk flas me ata”. I kërkova dhe numrin e mamit të tij, por kunata m’u përgjigj se ajo nuk kishte telefon. Nuk e kuptoj si rri kaq indiferente mami i Ermalit, para gjithë kësaj historie.

Më telefonoi dhe më tha se ishte në Sarandë duke bërë qejf, ndërsa unë isha në spital me dy serume. I thashë se Zoti ishte i madh, vononte, por nuk harronte. Më tha të mos lodhesha duke i dërguar sms vëllait. I thashë: “Po nëna e babai, apo e paskan tepër atë vajzë!”. Pastaj e mbylla.

Kisha një vit lidhje me këtë njeri dhe nuk e kuptova se çfarë zemër guri paska pasur. Familjes i thashë që kisha pasur lidhje me një djalë, por ai kishte vdekur në një aksident. E di që u hoqa nderin. Babai është pak i moshuar. Ai më tha të shkonim në shtëpinë e tij, por unë i kërkova të mos përziheshim.

Sikur rrugëve të mbetem, te ti nuk kthehem, veç po të kërkoi fëmija kur të rritet. Kur të pendohesh, mos më kërko se nuk do të fal kurrë. Kërkoji falje Zotit se ai di të falë.

Me kalimin e kohës e di që do të bëhem më mirë. Thonë se koha shëron gjithçka. Por më mirë kështu, më mirë herët se vonë. Jetën time do t’ia dedikoj fëmijës tim dhe asnjë tjetri.

Dëgjoje këngën e Amardës “Dashuri vrastare” se flet për ne të dy. Me respekt, Kejsi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.