Të dashurosh dy meshkuj në të njëjtën kohë

Gazeta Paloma - - Histori -

Ditën që i dashuri më tradhtoi bëmë seks. U zgjuam atë mëngjes dhe ai bëri një dush. Mbaruam punë në tualet me radhë, si gjithmonë. Më bëri për të qeshur. U thamë dhe pastaj më tërhoqi në shtrat. Trupat tanë të nxehtë e të lagur mbi njëritjetrin, bëmë seks dhe më pëlqeu.

Ditën që i dashuri im më tradhtoi, unë thava flokët me tharëse ndërsa qëndroja e ulur në shtrat me të brendshme. Ai më bëri mëngjesin; vezë të skuqura dhe një lëng portokalli anash. E adhurova mëngjesin.

Ditën që i dashuri më tradhtoi, më shoqëroi deri te makina. Më uroi një ditë të mbarë në punë. Më tha se më donte më shumë se sa e doja unë. I thashë nuk është e vërtetë, por ai këmbënguli se ishte shumë i sinqertë. U nda nga unë me një puthje. Më kërkoi që të shkoja tek ai për darkë.

Ditën që i dashuri më tradhtoi, ai më nisi një foto nudo të tij. E adhurova trupin e tij. Dukej thjesht barku i tij dhe kishte vendosur një jastëk për të

Përshëndetje lexues të gazetës “Paloma”! Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 23- vjeçare. Po shkruaj një pjesë të historisë sime sepse kam nevojë për mendimin tuaj, si shumë të tjerë që kanë shkruar historitë e tyre në gazetë.

Problemi im është se dashuroj dy meshkuj në të njëjtën kohë. Unë kam 2 vjet që kam një të dashur. Është një djalë i përkryer, që më bën të ndihem mirë dhe pa të cilin unë nuk mund të jetoj. Nuk kam asgjë për t’u ankuar ndaj tij. Është njeriu ideal për mua dhe deri pak kohë më parë nuk e vija në dyshim që dëshira ime më e madhe ishte që ta kaloja gjithë jetën krahë tij. Siç jemi ne femrat, disi romantike, kam ëndërruar për çdo detaj të jetës tonë së bashku, për ditën e dasmës, për fëmijët që do të sjellim në jetë dhe për mënyrën se si do ta ndërtojmë jetën, edhe pse ne jemi të rinj dhe ende nuk kemi vendosur të krijojmë familje.

Para një muaji, teksa dola një pasdite me një kushërirën time dhe u takuam me shoqërinë e saj, u njoha me një djalë. Ai nisi të më ngacmonte, të gjithë e vunë re interesin që ai po tregonte ndaj meje. Kushërira ime nxitoi t’i thoshte se unë isha e lidhur. Edhe unë i thashë të mos mundohej me mua se unë kisha në krahë një njeri që e doja shumë. Ai u duk sikur u tërhoq dhe vazhduam të bisedonim normalisht. I tregova për lidhjen time dhe marrëdhënien perfekte që kisha me të dashurin tim, që është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai më tha se i vinte mirë që një vajzë me cilësitë e mia kishte gjetur njeriun e duhur. Sigurisht që e kuptoja dozën e komplimentit në këtë fjali të thënë aq natyrshëm. Edhe ai më tregoi për jetën e tij. Më tha se kishte një të dashur, që ishte njeri i mirë, por ai nuk ishte i dashuruar me të, thjesht e respektonte. Më erdhi keq që ai djalë, aq tërheqës, jetonte në një marrëdhënie gjysmake, por akoma më shumë keqardhje ndjeva për të dashurën e tij, që pranonte të rrinte në krah të një njeriu që nuk kishte ndjenja për të.

Që në këtë takim u bëmë shokë me njëri- tjetrin. Na eci muhabeti dhe ndihesha sikur ta kisha njohur prej vitesh. Kur shkova në shtëpi, mendja më rrinte vetëm tek ai. Mendova se kjo më ndodhte ngaqë kisha kohë që nuk kisha njohur një njeri aq të këndshëm dhe me batuta si ai. Pastaj, tentativat e tij për të më mbivlerësuar si nga pamja fizike, ashtu edhe për karakteristika të tjera, sigurisht që ishin të këndshme e më bënin të ndihesha mirë, edhe pse u përpoqa që të mos e jepja veten. Nuk e di pse nuk mund të bëja seriozen para fjalëve të tij. Kishte një lloj flirti të heshtur në atë bisedë.

Me pak fjalë më mbeti mendja tek ai djalë. Të nesërmen kur takova të dashurin, çdo gjë vazhdoi normalisht. I tregova për mbrëmjen që kisha kaluar një ditë më parë me shoqërinë e kushërirës, madje i fola edhe për shokun e saj. E tregova çdo gjë natyrshëm, ndoshta e bëra këtë për t’i thënë indirekt se nuk duhej të dyshonte për asgjë, ishte një formë justifikimi edhe për veten time. Njohja me shokun e kushërirës nuk ndryshoi asgjë në marrëdhënien time me të dashurin, të cilin vazhdoj ta dua me gjithë shpirt dhe nuk e mendoj dot që të ndahem prej tij. Por diçka brenda meje ka ndryshuar. Shpesh e gjej veten duke menduar për shokun e kushërirës apo edhe duke fantazuar se si mund të jetë intimiteti me të. Me pak fjalë shikoj ëndrra me sy hapur, por nuk kam bërë asnjë veprim që të konsiderohet tradhti. Ndoshta do të thoni se edhe mendimi është tradhti e në këtë rast unë nuk di të them nëse mund të konsiderohem si tradhtare.

E takova përsëri shokun e kushërirës pak ditë më parë. Pimë një kafe me gjithë kushërirën time. E gjithë biseda ishte miqësore, megjithatë ai nuk linte rast pa më bërë ndonjë kompliment. Tentativat e tij për të flirtuar ishin të qarta, nganjëherë unë e ndiqja nga pas, si duke bërë shaka. Edhe atë ditë e mendova gjatë. Isha shumë e tunduar prej tij, edhe pse nuk doja ta tradhtoja të dashurin. Nuk dua të ndahem nga i dashuri dhe as ta tradhtoj atë, por nuk ia mohoj dot vetes që më tërheq shumë shoku i kushërirës. Ndoshta nuk është dashuri, por është një ndjesi që nuk e kontrolloj dot.

Pas takimit tonë të dytë dhe të fundit, shoku i kushërirës më bëri kërkesë për miqësi në Facebook. Hezitova fillimisht që ta pranoja, nga frika se mos më bënte ndonjë koment që mund t’i ngjallte dyshime të dashurit tim. Por pastaj vendosa të rrezikoja dhe e pranova. Kaluan vetëm 5 minuta dhe më erdhi një mesazh prej tij, ku më thoshte se isha vërtet një njeri i veçantë dhe ai më kishte shumë për zemër, edhe pse nuk priste asgjë prej meje. I ktheva përgjigje dhe i kërkova të mos më shkruante komente sepse i dashuri im mund t’i lexonte dhe mund të më shkaktonte probleme. Kështu e lamë që të komunikonim vetëm me mesazhe. Që nga ajo ditë ne flasim përditë në Facebook. Këto biseda më janë shndërruar në gjënë më të këndshme të ditës. Nuk di si t’jua shpjegoj, thjesht flirtojmë, nuk është se kam nisur një lidhje me të dhe as nuk dua që ta tradhtoj të dashurin. Flasim për gjërat e përditshme dhe nuk mungojnë as ngacmimet reciproke. Ndihem shumë në faj për këtë që po bëj, por nuk e kontrolloj dot veten. E vetmja gjë që më ngushëllon është justifikimi që i përmend vetes gjithmonë, që nuk kam bërë asnjë veprim që mund të konsiderohet tradhti. Ndoshta më tërheq kaq shumë shoku i kushërirës për faktin se është një njeri i ri në jetën time, që më surprizon.

Ju lutem mos më paragjykoni, por më rekomandoni një mënyrë për të dalë nga kjo situatë. Theksoj se nuk dua të ndahem nga i dashuri dhe as nuk më shkon ndërmend ta tradhtoj, por kam rënë pre e tundimit dhe nuk di se si të dal nga kjo mesele.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.