A janë të vuajtura gratë shqiptare?

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Xhensila Myrtezaj - Po e kemi qejf dhe pikë! Ia vlen të marrë vëmendje dhe të bëjë ledha se natyra e ka lëshuar dorën, kur e krijoi këngëtaren. Një engjëll do sjellë në jetë një tjetër engjëll! Ky do të ishte titulli që do zgjidhja për performancën e fundit, teksa kërcen me barkun e rrumbullakosur. Edhe pse asnjëri nga të dy nuk e ka pranuar shtatzëninë e Xhensilës, pak por e sigurt është që “lakrat” po dalin vetë në shesh. I ka rënë një nur në portret dhe format e trupit po i ravijëzohen ndryshe, Besi është bërë më i ndjeshëm në komunikim me të dhe publiku po provon magji, teksa e sheh “live” në skenë. Mëmësia është bekim për çdo grua, ndaj Xhensila thuaje me zë të lartë zemra: Po, Ija do bëhet stërgjyshe. Do na e bëje zemrën mal! Një IN e ke të merituar për ekzistencën tënde plot butësi brenda kësaj bote të egër!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.