Ne fund të fundit është jeta jote dhe lumturia jote

Gazeta Paloma - - Koktej -

Ndërsa vitet kalojnë e ti rritesh, do përballesh me sfida të ndryshme që ndryshojnë sipas brezave. Të rriturit “vdesin” të të bëjnë pak leksion për jetën. Të të japin këshilla që vërtet mund të kenë vlera. Duke qenë se janë më të rritur se ti, i bie që fjalën e tyre duhet ta pranojmë a thua se është e shenjtë gjithmonë. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, atëherë konsiderohet mungesë respekti dhe të quajnë të paedukatë. Ata nuk e kuptojnë që eksperiencat e tyre janë krejt të ndryshme me tonat, sepse kohët kanë ndryshuar në mënyrë drastike, presioni i shoqërisë është tjetër, stresi është më i madh se dikur. Thonë që brezi ynë, siç njihet ndryshe milenialët, jemi përtacë, por në fakt punojmë dyfish më shumë dhe marrim më pak në këmbim. Punojmë dhe atëherë kur kemi një orë të lirë. Mbase po e përgjithësoj pak, por kjo është eksperienca ime deri më tani. Puna 8 me 5 apo 9 me 6 janë tipike dhe jemi mësuar me to, por tani dëgjon turne nga më të çuditshmet dhe punohet në 24 orë të ditës. Me globalizimin dhe mjedisit që ndryshon kaq shpejt, milenialët duhet të ruajnë ritmin. Kur duhet të ruash ritmin me një axhendë kaq të ngarkuar dhe me kaq shumë punë, nuk është e çuditshme që disa persona përfundojnë të sëmurë, përfundojnë të stërlodhur. Inflacioni vetëm sa i përkeqëson edhe më shumë gjërat. Nuk është çudi që të rinjtë nuk duan më të martohen. Sa herë shikoj miq që martohen, nuk mund ta mohoj se ndjej pak zili se si ja kanë dalë mbanë që të vënë në vijë jetën e tyre. Si ia kanë dalë që të bëjnë shkollën, më pas punën dhe martesën bashkë. Por padyshim dhe për ta nuk është e thjeshtë sa unë e mendoj. Ndonjëherë shikojmë vetëm atë që duam, apo atë që na intereson. Pastaj, a është martesa e përshtatshme për të gjithë? Martesa kërkon shumë kohë, përpjekje, përkushtim dhe burime ekonomike. Nëse nuk i ke në vijë këto gjëra atëherë martesa nuk është rruga më e mirë për ty. Çdo njeri ka rrugëtimin e vet. Nëse nxiton për të bërë gjërat për shkak të presionit nga jashtë, a do të ishe vërtet e lumtur me jetën tënde duke ju bindur fjalëve të prindërve dhe presionit të opinionit? 7 miliardë njerëz jetojnë në 3 mënyra të ndryshme: Disa jetojnë në të shkuarën, të tjerë në të tashmen dhe ata të kategorisë së tretë që jetojnë në të ardhmen. Por shumica nga këta 7 miliardë persona nuk përkojnë në asnjë nga këto kategori. Ata nuk jetojnë fare. Thjesht gjallojnë e frymojnë. Një pjesë e mirë prej nesh jemi përshtatur që të mos jetojmë në të tashmen dhe e zëvendësojmë atë me të shkuarën. Jetojmë me shijen e kujtimeve dhe idenë se më parë ka qenë më mirë. Sepse persona të tillë kanë tendencën që të “fshijnë” gjithçka jo të mirë nga kujtesa. Ruajnë vetëm të mirat. Prandaj e shkuara duket sikur ka qenë e mrekullueshme. Për mua nuk është e lehtë që të rriturit dhe të njohurit përpiqen të të tregojnë se si duhet të jetë jeta jote pa e kuptuar më parë se në çfarë situate ndodhesh dhe botën në të cilën jetojmë. Ata mbase e mendojnë ndryshe se janë me të vjetrën, por e ardhmja është kjo që ne po jetojmë. Është krejt ndryshe. Bëj atë që mendon se është më e mira për ty. Vendosi vetë limite kohore vetes, meqënëse është jeta jote. Padyshim që do kemi nevojë të marim një mendje, një këshillë nga më të rriturit. Duhet bërë, por jo duke i lënë të vendosin për ne. Nëse mendon se mund të kesh një familje tani, atëherë bëje. Nëse dëshiron të martohesh kur të jesh 40 apo 50 vjeç, atëherë prit nëse mendon se në atë moshë do të jesh financiarisht më stabël. Askush nuk ka të drejtë të të vendosë limite kohore. Jetoje jetën si do. Lumturia duhet të jetë prioriteti yt i vetëm. Harroji gjithë të tjerët. Jetoje jetën sipas ritmit tënd. Në fund të ditës, e vetmja gjë që ka rëndësi është lumturia jote. 7 miliardë njerëz jetojnë në 3 mënyra të ndryshme: Disa jetojnë në të shkuarën, të tjerë në të tashmen dhe ata të kategorisë së tretë që jetojnë në të ardhmen. Por shumica nga këta 7 miliardë persona nuk përkojnë në asnjë nga këto kategori. Ata nuk jetojnë fare. Thjesht gjallojnë e frymojnë. Një pjesë e mirë prej nesh jemi përshtatur që të mos jetojmë në të tashmen dhe e zëvendësojmë atë me të shkuarën. Jetojmë me shijen e kujtimeve dhe idenë se më parë ka qenë më mirë. Sepse persona të tillë kanë tendencën që të “fshijnë” gjithçka jo të mirë nga kujtesa. Ruajnë vetëm të mirat. Prandaj e shkuara duket sikur ka qenë e mrekullueshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.