Ja femra që i ka thyer zemrën Burak Ozçivit

Gazeta Paloma - - Koktej -

Të gjithë e dimë se tashmë Burak Ozçivit është lumturisht i martuar me Fahriye Evcen, por e shkuara e tij nuk ka qenë aq e ndritur. Ja disa informacione rreth ish të dashurës së tij që e ka lënë zemërthyer. Bëhet fjalë për Ceylan Capa.

Ceylan Capa vjen nga një familje e pasur, mamaja e saj është një stiliste mode, ndërsa babai i saj është shumë i njohur në industrinë tekstile. Ajo është një muzikante dhe ka studiuar në Vienë. 30 vjeçarja po ashtu ka shfaqur interes rreth modës. Ishte dashuria e saj për modën që e solli në televizion si një prezantuese e një emisioni rreth modës. Ajo u bë edhe më e famshme pas lidhjes me bukuroshin Burak Ozçivit.

Ja historia e tyre e dashurisë

Në fillim Ceylan dhe Burak ishin një çift shumë i lumtur dhe i dashuruar. Madje po flitej edhe për martesë, por familja e saj nuk pranoi. Kjo pasi u përhapën thashetheme se Burak ishte

homoseksual. Këto pengesa nga njerëzit e saj më të dashur dalëngadalë e shuan dashurinë mes çiftit. Ceylan ishte po ashtu shumë xheloze rreth Burak. Në kohën që ata u njohën Burak ishte i famshëm për rolin e tij në “Sulltani i Madhërishëm”. Ceylan përpiqej gjatë gjithë kohës që të shuante famën e Burak. Një arsye tjetër e përfolur është edhe njohja e Burak me Fahriye në sheshxhirimin e filmit. Madje thuhet se Burak dhe Fahriye janë njohur me ndërmjetësimin e Ceylan. Kjo u bë një nga arsyet madhore për ndarjen e tyre. Ceylan është ndarë me Burak vetëm 2 ditë para ditëlindjes së tij të 29. Kjo eksperiencë e keqe nuk e ndaloi Burak të kërkonte dashurinë. Shumë shpejt ai nisi një histori të re me Fahriye. Ishte një dashuri kaq e pastër sa ata i thanë edhe “Po-të” njëri tjerit në altar. Dasma e tyre është konsideruar si dasma e vitit në Turqi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.