Surprizon mami i Ledri Vulës: Së shpejti në ekranin e njohur shqiptar

Gazeta Paloma - - Koktej -

Mami i Ledri Vulës, zonja Xheraldina Vula është një personazh po aq i njohur sa i biri në Kosovë. Prej disa kohësh ajo moderon emisionin “Diçka po zihet”, një format dedikuar kuzhinës dhe recetave të shijshme të përgatitura në studio që ndihmojnë shumë amvisa të pasionuara pas gatimit.

Por për çudinë e të gjithëve, Xheraldina ka lënë Kosovën dhe është vendosur në Tiranë për të qenë pjesë e formatit më të ri që do të startojë javën e ardhshme në TVSH, “Master Chef Junior”. Mami i Ledrit do të jetë pjesë e jurisë që do të gjykojë sfidat e përjavshme të fëmijëve që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij formati.

Së bashku me Xheraldinën në juri do të jenë edhe shefat e kuzhinës Juli Zguro dhe Sokol Prenga.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.